Një barbare tek Fevziu – Yuri Kim

Share

Po navigoja në facebook për të ngjitur një link të një shkrimi të platformës sociale https://albchat.al/, papritur hasa në një njoftim të gazetarit të regjimit, Bledi Fevziu, ku njoftohej: “
Sot, 21:00 Ambasadorja Amerikane ne Tirane Yuri Kim ne nje interviste ne OPINION. Financimet ruse, Irani, lufta ne Ukraine, SPAK, Inceneratoret, Amnistia Fiskale, takimet me Ilir Meten, raportet me opoziten dhe shume tema te tjera. @amb_yurikim @opinion.al @rtvklan”, njoftim i bërë më datë 29 shtator 2022.

Siç duket nga vetë njoftimi në këtë intervistë janë diskutuar skripte mbi Iranin, Ilir Metën, Rusinë e tema të tjera, të cilat janë të zakonshme për publikun e varfër dhe të dërmuar shqiptar. Sigurisht që nuk mund t’ia lejoja vetes kurrsesi ekspozimin në atë se çka ata kanë diskutuar, pasi kontaminimi që ata emetojnë kërkon kohë që të pastrohet, por më mjafton vetëm njoftimi i Fevziut për të komentuar pak fjali në lidhje me rolin e Amerikës në Shqipëri dhe pozicionin në të cilin qëndron Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Në të vërtetë Ambasada e SHBA-ve nuk është një entitet i sofistikuar, pasi sofistikimi ka të bëjë me shkencën, industrinë, financat, pushtimin, luftën e deri tek raketat që transportojnë satelitë. Në Shqipëri lufta mes popullin shqiptar dhe aleancës amerikano-britanike ka përfunduar në vitin 1912, më pas ka filluar ndëshkimi britanik mesjetar dhe tallja ordinere amerikane, prandaj gërat janë shumë më të thjeshta dhe nuk ka asgjë të sofistikuar – e tillë është sot prezenca amerikane në Shqipëri.

Unë flas nga eksperienca ime personale, eksperiencë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 2016. Në atë kohë po kryeja studimet e master për ing. Agromjedis në UBT dhe krejt “rastësisht” një sekretar i UBT përzgjodhi rreth 10 studentë, nga 16 mijë gjithësej, për të marrë pjesë në disa punë praktike në ambientet e rezidencës së ambasadës amerikane. Kështu që iu përgjigja pozitivisht dhe me naivitet këtij selektimi “të rastësishëm” dhe më pas po me naivitet iu përgjigja pozitivisht dhe ftesave të tjera të Ambasadës së SHBA-ve. Shumë shpejt u qartësua që loja që amerikanët kërkonin të bënin me mua nuk kishte të bënte aspak me politikën, aktivizmin dhe pushtetin në tërësi. Unë isha një njeri që kisha ngritur zërin në qytetin e Kukësit, isha organizator i pesë protestave, po përballesha me një gjyq politik me akuza politike të bazuara në KLAN TV, isha arrestuar dhunshën publikisht, regjistroja mesatarisht mbi 3 kërcënime në ditë e dhjetra fyrje në rrugë e rrjete sociale, isha izoluar totalisht ekonomikisht, dhe në kushte të tilla Ambasada e SHBA-ve thjesht kërkonte t’i shtonte kësaj liste pak tallje, pak nëpërkëmbje dhe shumë fyerje në emër të okupatorit amerikan. Më vonë do të kuptoja qartë që nuk isha një rast i izoluar, në fakt vetë politika e jashtme amerikane dhe britanike ndaj shqiptarëve ishte e tëra një tallje dhe poshtërim i vazhdueshëm ndaj shqiptarëve.

Siç e sqarova më lart, luftën dhe pushkatimet masive Amerika dhe Britania e Madhe i kanë kryer në Shqipëri në vitet 1900 – 1912, prandaj sot Amerika vetëm tallet, shfaq filma e tek – tuk burgos ose pushkaton ndonjë, sigurisht pa gjyq.

Roli ndëshkues i Amerikës dhe i Britanisë së Madhe në Shqipëri është i lexueshëm dhe lehtësisht i provueshëm, por ka kaq shumë kontaminim dhe kaq shumë dizinformim, dhe ka kaq shumë pushkatime të intelektualëve të pavarur, sa që shumë pak shqiptarë arrijnë të kuptojnë rolin dhe prezencën e tyre në Shqipëri.

Më poshtë po rreshtoj disa nga ndëshkimet që Amerika dhe Britania e Madhe kanë instaluar dhe kanë shkaktuar në Shqipëri në vitet 1912 – 2022.

  • Copëtimi i trojeve shqiptare në vitin 1912.
  • Instalimi në Shqipëri i ushtarakut britanik, Ahmet Zogu.
  • Pushkatimi i elitës shqiptare në vitet 1912 – 1939 nën regjimin e ushtarakut britanik, Ahmet Zogu.
  • Njohja e mbretit të vetëshpallur të Shqipërisë, Ahmet Zogu.
  • Masakrat britanike dhe amerikane ndaj shqiptarëve në vitet 1939 – 1944.
  • Instalimi i regjimit terroristo-komunist në Shqipëri nën lidershipin e terroristit dhe spiunit britanik, Enver Hoxha.
  • Mbështetën planin e përdhunimeve masive të shqiptarëve gjatë regjimit të terroristit britanik, Enver Hoxha.
  • Izoluan Shqipërinë gjatë komunizmit.
  • Ndaluan fenë me dhunë gjatë regjimit të terroristit britanik, Enver Hoxha.
  • Detyruan që t’i bashkohen Sgurimit të Shtetit pothuajse të gjithë shqiptarët maxhorenë.
  • Urdhëruan ekzekutimin e rreth 20 mijë shqiptarëve gjatë regjimit të terroristit britanik, Enver Hoxha. (shifrat janë sipas vetë regjimit komunist)
  • Themeluan Partinë e Sigurimit të Shtetit, një parti tradhtare dhe të njohur si PD, të udhëhequr nga mercenari dhe spiuni amerikan, Sali Berisha.
  • Organizuan firmat piramidale në vitet ‘90 – ’97.
  • Shkaktuan rreth 5 mijë viktima në trazirat e kontrolluara të vitit ‘97.
  • Organizuan me gjakftohtësi ekzekutimet e shqiptarëve që po iknin drejt Italisë të njohur si “Tragjedia e Otrantos”.
  • Organizuan 21 janarin, një show amerikan i zakonshëm, por me viktima të pafajshme shqiptare.
  • Kanë mbështetur në pushtet individë të korruptuar dhe spiunë amerikanë si, Rama, Basha, Meta, Berisha, Nano dhe Veliaj. (lista është me mijëra emra, por këta janë disa)
  • Organizuan grabitjen e energjisë elektrike sistematikisht në 60 vitet e fundit duke e eksportuar jashtë territoreve shqiptare.
  • Organizuan luftën e Kosovës, ku mercenarët serbë, UÇK, qeveria e Tiranës dhe NATO masakruan dhe ekzekutuan mbi 10 mijë shqiptarë të Kosovës.
  • Organizuan përdhunimet masive të refugjatëve të Kosovës në vitin ‘99, të cilët u flitruan në doganat që mbanin mercenarët serbë.
  • Ndërsa sot përndjekin rast pas rasti çdo zë të pavarur dhe po çojnë përpara zbrazjen e ballkanit nga shqiptarët dhe nga muslimanët në përgjithësi.

Dhe pasi keni lexuar këtë listë si do ta quanit ambasadoren? – Yuri Kim, apo barbare? Jam I bindur që çdo njeri e ndjenë në kockë barbarizmin amerikan, terrorizmin britanik dhe barbaren, Yuri Kim.

Kjo listë është gjykimi im personal, dhe mendoj që janë lehtësisht të provueshme, por që të provohet e kundërta është punuar me penë dhe pushkë, prandaj e mirëkuptoj tronditjen që përjetojnë ata që lexojnë për herë të parë ide dhe akuza të tilla.

Shënim: serbët janë mercenarët e preferuar të Amerikës, në vitin 1992 Ish Jugosllavia kishte si kryeministër dhe ministër mbrojtje qytetarin amerikan, Milan Paniç.

Milan Paniç: Amerikani që drejtoi ushtrinë dhe qeverinë serbe (1992)


Nderim Lushi
Grykë – Çajë më 1 tetor 2022