Albania Perandoria Amerikane

Tallja amerikane e radhës, BE i thotë jo Shqipërisë

Nëse në vitin 1912 jemi pushtuar nga anglezët, apo jemi çliruar për t’u pamvarur dhe për të varur njëkohësisht gjithë elitën e kohës, këtë duhet ta sqarojmë ekskluzivisht vetëm përmes spiunëve të CIAs, pasi ata janë të vetmit që shkruajnë, sqarojnë dhe e bëjnë historinë e Shqipërisë! Vetëm ata janë të aftë, që një spiun britanik të zakonshëm, si Noli, ta paraqesin si politikan dhe patriot të madh.

Get tirana.social on google play:

Zogu, për çka shkruhet në librat e historisë të prodhuar dhe të shkruar nga amerikanët, është futur në Shqipëri me mercenarë serbë, monarkistë rusë, por për çudinë e të gjithëve oficerët dhe drejtuesit e ushtrisë së tij kanë qenë anglezë. E nëse oficerët dhe drejtuesit e ushtrisë kanë qenë anglezë, atëherë del qartë që jemi pushtuar nga Perandoria Britanike, vetëm se jemi pagëzuar si shtet dhe ky pushtim është prezent tërë kohën, por i fshehur për syrin e masave. Anglezët janë të njohur për hilet, barbarizmin dhe genocidin që shkaktojnë kudo që vënë këmbë, barbarizëm që është trashëguar më tej nga amerikanët. Një nga hilet e tyre, si më fitimprurëset dhe më strategjiket, është maskimi i kolonive si shtete; nëse ka ndodhur kjo hile me Shqipërinë, po sqarohet çdo ditë me sjelljen e BE dhe të Amerikës sot.

Shqiptarët nuk vijnë nga xhunglat e Amazonës, por jemi një popull i lulëzuar në mesin e Perandorisë Romake, elitarë me mbi 40 kryevezirë e qindra gjeneralë e administratorë të Perandorisë Osmane, monarkë të Egjiptit dhe trashëgimtarë të opozitës së fundit në botë kundrejt barbarizmit anglez dhe kjo po në Egjipt, ku Monarkia Shqiptare e Egjiptit iu nënshtrua e fundit barbarizmit anglez në vitin 1953. Nëse Franca ka rënë në vitin 1815 në betejën e Waterloo, Rusia në vitin 1917, Perandoria Osmane në vitin 1922, Egjipti që drejtohej nga familja e shqiptarit Muhamed Ali ka rënë e fundit në botë, në vitin 1953, atëherë kjo shpjegon një pjesë të urrejtjes dhe të gjenocidit që anglezët dhe amerikanët kanë me shqiptarët.

Historia na mëson që terroristët Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha kanë përfaqësuar anglezët dhe amerikanët dhe asgjë nuk i lidhte me shqiptarët, përveç punës së tyre për të vrarë e për të masakruar shqiptarë. Nën regjimet terroriste të tyre e gjithë elita shqiptare dhe të gjithë ata që dinin shkrim e këndim janë pushkatuar, prandaj sot shumë gjëra hasin vështirësi për t’u perceptuar. Regjimet terroriste të tyre, që vazhdojnë dhe sot, kanë qenë të mirëfinancuar dhe kanë aplikuar të rejat e fundit shkencore, dhe kjo bën që ne të gjendemi primitivë në përpjekjen tonë për të kuptuar regjimet e tyre.

Sot jemi në vitin 2022 dhe kontrata britaniko-amerikane e vitit 1912 vazhdon e padiskutueshme, e cila shkruan: femrat prostituta në Europë e burrat të nënshtruar e punëtorë ndërtimi në të zezën në vendet e BE dhe kjo u rikonfirmua në teatrin dhe talljen e radhës së 23 qershorit 2022 në Bruksel.

Shqiptarët duhet të vetëorganizen dhe duhet të kërkojmë një kontratë të re me Amerikën: liberalizim të vizave drejt Mretërisë së Bashkuar, SHBA, Kanada, si dhe të drejtë pune në BE vetëm me pasaportë.

Nderim Lushi – Tiranë

Avatar

admin

About Author

You may also like

Albania EU

A Detailed Report of Lushi’s Case: An Appeal to the European Parliament and to the German Bundestag

  • February 13, 2016
The content of the letter:1. The reasons which led me to become a civil society activist2. The petition3. The protests4.
Perandoria Amerikane

Lufta kundër Ukrainës ka filluar

  • February 14, 2022
Nuk doja kurrë të shkruaja rrreth kësaj shakaje pa sens e cila quhet “Kriza në Ukrainë”. Të besojmë që Ukraina