Albania

Kontrata shqiptare e vitit 1912 e humbur dhe mashtrimi britanik

Si një qytetar shqiptar, unë jam shumë i interesuar për të ditur më tepër për historinë e vërtetë të vendit tim, pasi është mënyra më e mirë për të kuptuar shumë nga problemet politike aktuale. Rastësia nuk është shpjegimi më bindës për politikën tonë të korruptuar, nuk shpjegon formën më të keqe në botë të komunizmit që ne kemi kaluar, dhe rastësia nuk e shpjegon sot faktin që kemi një qeveri që po i dëbon gjithë shqiptarët. Duhet të ketë arsyetime më bindëse, se sa thjesht fat i keq.

Në fillim të shekullit të 20 -të, shqiptarët ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Në fakt, prandoria myslimane na përkiste më shume neve, se sa ne i përkisnim asaj, veçanërisht në fund të jetës së perandorisë. Ne kishim nevojë për perandorinë, ashtu siç ajo kishte nevojë për ne, pasi ne ishim të vendosur në kufirin më të rëndësishëm të saj. Kjo duhet të jetë një nga arsyet për pasjen e një numri të madh shqiptarësh, që shërbyen në Perandorinë Osmane, si kryevezirë (kryeministër), ministra dhe gjeneralë lufte.

Rëndësia e shqiptarëve nuk mund të vihej më në dukje, kur luftëtari dhe gjenerali trim, Muhammad Ali Pasha, e mposhti ushtrinë britanike në filllim të shekullit të 19 – të dhe shpëtoi Egjiptin nga një pushtim i pashmangshëm. Muhammad Ali Pasha nuk u nderua vetëm nga egjiptianët, por trimëria e tij dhe besnikëria e tij ndaj perandorisë u vlerësua nga vetë sulltani, duke e bërë atë governator të Egjiptit, Sudanit, Libanit, Sirisë, Mekës dhe Medinës.

Kështu që është shumë e qartë që shqiptarët morën shumë rëndësi në Perandorinë Osmane. Pos të gjithash, ata ishin populli i Muhammad Ali Pashës – njeriu që tronditi ushtrinë britanike dhe që duhet të ketë tmerruar tërë Europën. Fakti që Sulltani i Madh Abdul Hamid II (1842-1918) fliste gjuhën shqipe tregon se sa shumë respekt kishte ai për shqiptarët.

Kështu që, kur Perandoria Osmane po shpërbëhej, pasi e gjithë Europa u bashkua nën Perandorinë Britanike për ta rrëzuar atë, shqiptarët, të cilët ishin dominues dhe shumicë në Ballkan, ishin një faktor shumë i rëndësishëm.

Nuk ka dyshim që Perandoria Britanike duhet të jetë përpjekur për të arrirë një marrëveshje me ta e jo të mbështetej vetëm tek lufta. Për shkak të fuqisë së shqiptarëve, Perandoria Britanike, në këndvështrimin tim, duhet t’u ketë premtuar shqiptarëve një perandori të tyre në Ballkan, si një stimulim për t’u ndarë nga perandoria e vjetër.

Kështu që, më 1912, deklarata e pavarësisë duhet të përmbante fakte intersante, pikërisht çka Perandoria Britanike nuk ishte e prirur për t’i respektuar më vonë. Nuk është hera e parë që Perandoria Brtanike i shkatërron kontratat dhe nuk e mban fjalën, siç kishte vepruar me Hussein Bin Ali, Governatorin e Mekës dhe Medinës.

Kjo është arsyeja se pse ne sot nuk disponojmë kopjen origjinale të deklaratës së pavarësisë së 1912 – së. Shkurt, shqiptarët – populli i Muhammad Ali Pashës – ishin tradhtuar nga Perandoria Britanike, dhe pastaj britanikët pushtuan, vranë, masakruan, vendosën komunizmin, dhe deri në këtë ditë, shqiptarët vazhdojnë të vuajnë pasojat e këtij mashtrimi.

Sabri Lushi

Muhammad Ali Pasha

Muhammad Ali Pasha

Avatar

admin

About Author

You may also like

Albania EU

A Detailed Report of Lushi’s Case: An Appeal to the European Parliament and to the German Bundestag

  • February 13, 2016
The content of the letter:1. The reasons which led me to become a civil society activist2. The petition3. The protests4.
Albania Perandoria Amerikane

Tallja amerikane e radhës, BE i thotë jo Shqipërisë

Nëse në vitin 1912 jemi pushtuar nga anglezët, apo jemi çliruar për t’u pamvarur dhe për të varur njëkohësisht gjithë