Germany

Mashtruesi Bahri Cani dhe axhenda gjermane kundër shqiptarëve

Gazetari Bahri Cani e çeli sot ditën e tij me një njoftim bombastik “Gjermania kërkon 2 milionë punëtorë”, një titull i shkëlqyer për të joshur të rinjtë shqiptarë drejt dyerve të ambasadës gjermane, e cila i shtërngon ata në radhë të gjata dhe në proçedura që nuk mbarojnë kurrë.

Kosovarët kanë një histori të pasur me Gjermaninë, ose më saktë ish-jugosllavët. Mbi 45 aktivistë politikë jugosllavë të një profili të lartë janë masakruar në Gjermani, nga viti 1945 e deri më sot. Kujtojmë masakrën e vëllezërve Gërvalla në Gjermani, më 17 janar 1982, për të cilën personalisht kam akuzuar në disa shkrime si autore shërbimet sekrete gjermane dhe CIA-n.

Janë masakruar dhe ekzekutuar me mijëra aktivistë të zakonshëm dhe deri tek ata të një profili të lartë, aktivistë nga tërë bota, por kurrë nuk është akuzuar qeveria gjermane, por janë akuzuar si zakonisht: UDB, mafia, larje hesapesh dhe deri tek qeveritë e huaja si ajo Ruse, Iraniane dhe Siriane.

E çfarë mund të presësh nga një vend që ka humbur luftën e dytë botërore, një vend që akoma sot mbahet nën dhunën dhe kontrollin ushtarak të rreth 40 bazava ushtarake amerikane? E nëse aktivistët politikë masakrohen në Gjermani, atëherë merr kuptim dhe mashtrimi që Gjermania bën me vendet e punës.

Në fakt shifrat dhe statistikat tregojnë për rreth 800 mijë vende pune të lira në Gjermani, për të cilat logjikisht asnjë shqiptar nuk kualifikohet për të aplikuar. Në një shtet me një industri kaq shumë të zhvilluar është normale që të mungojnë gjithmonë 1 milionë punëtorë. Por janë inxhinierë të kualifikuar, profesionistë të ndryshëm, profesorë dhe deri tek austronautë ata që i mungojnë tregut të punës në Gjermani.

Nëse e arrestojmë mashtruesin Bahri Cani dhe e nxjerrim përpara një gjykate të drejtë, është e garantuar që në fjalët e tij ai do të shpallej i pafajshëm, pasi ai tregohet shumë korrekt duke përsëritur dhe ripërsëritur termin “punëtorë të kualifikuar”, njëlloj kështu kishte vepruar në Tiranë dhe e sëmura e Europës, Anxhela Merkel, duke iu drejtuar shqiptarëve “Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar”. Term, që shqiptarët, për shkak të teknikave të mashtrimit dhe hipnotizimit mediatik, nuk e kuptojnë. Sigurisht që Bahri Cani duhet t’u drejtohet shqiptarëve me fjalët: “Gjermania kërkon 2 milionë punëtorë, por kjo është shifër normale për një vend që ka sot të punësuar rreth 43 milionë njerëz. Në këto 2 milionë vende të lira nuk ka asnjë çudi dhe anjë risi dhe se asnjë shqiptar nuk kualifikohet për të punuar në këto vende të lira pune”, por Bahriu nuk e bën një gjë të tillë, pasi puna e tij është mashtrimi dhe jo sqarimi i shqiptarëve.

Kjo është propaganda, mashtrimi, falli dhe tallja që Bahriu dhe miliona si Bahriu hutojnë dhe u japin rrugën e gabuar miliona njerëzve në botë, ku shqiptarët, për fat të keq, janë të gjithë target i talljeve dhe keqinformimeve të tilla.

Siç e tregojnë statistikat, Gjermania ka rreth 800 mijë vende pune të lira, por janë punë profesionale për gjermanë, dhe për një vend që ka rreth 43 milionë të punësuar kjo shifër është normale, por ajo që nuk është normale është lajmi dhe ulërima që lëshon mashtruesi Bahri Cani.

Sipas vetë Bahriut, Gjermania pritet të mbyllet në tetor për shkak të pandemisë, ose të riaplikojë masat shtërnguese, dhe kjo bën që automatikisht të humbasin punën rreth 10 milionë gjermanë, kështu që mashtrimi i 2 milionë vendeve të punës të lira del sheshit si gënjeshtër.

Në opinionin tim shqiptarët në Ballkan janë pothuajse të dënuar me vdekje nga planet amerikane dhe ato britanike, ku janë vetëm pak profesione të caktuara informalisht për ta: femrat prostituta në Europë, ndërsa meshkujt punëtorë ndërtimi pa dokumenta. Është vetë Bahri Cani pjesë e kësaj axhende antishqiptare, ndoshta i pavetëdijshëm, e cila pothuajse e ka tretur dhe e ka shkatërruar popullsinë shqiptare në Ballkan.

Qeveria amerikane e ka shëndërruar Kosovën dhe Shqipërinë në getot e Europës, në popullsitë më të diskriminuara, dhe janë pikërisht spiunë dhe mashtrues si Bahri Cani që hutojnë dhe mbajnë me shpresa të vdekura shqiptarët. Shqiptarët janë sot shenjestër e talljeve gjermane, shenjestër e axhendave shkatërruese dhe grabitëse amerikane dhe atyre britanike, dhe është koha që t’i kthehemi Shqipërisë e Kosovës e jo të mbajmë sytë drejt ambasadës gjermane, e cila pjell mashtrim, tallje dhe varfëri për shqiptarët.

Nderim Lushi 14 gusht, 2022

Statistikat reale
Siç e shohim, e korruptuara dhe mashtruesja Merkel u është drejtuar shqiptarëve më të njëjtat fjalë.

ALBCHAT.AL

Avatar

admin

About Author

You may also like

Germany

Njohja e patentave në Gjermani: Apel për tubime simbolike në Gjermani dhe në Tiranë

  • September 13, 2021
Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë ngritur prej kohësh shqetësimin e mosnjohjes së lejes së drejtimit të automjeteve. Zëri
Germany

Kurthi Scholz-Putin: Tentativa për të vrarë shqiptarë në tokën gjermane

Mediat kanë raportuar për një bisedë telefonike mes Kancelarit Scholz dhe Presidentit Putin, në të cilën Putin ka shprehur shqetësimin