Albania CIA

Amerika si organizatore e trazirave të 97-së në Shqipëri

Në vitin 1990 Shqipërinë e ndanin vetëm 40 vite nga koha kur Egjipti drejtohej nga shqiptarët, si shteti i fundit i lirë dhe larg kthetrave të qeverisë britanike e asaj amerikane, i cili vinte si një provë e prekshme se kush kanë qenë shqiptarët dhe si provë e lartësisë nga ku janë rrëzuar, kështu që viti ‘90 gëzonte tërë vëmendjen e qeverisë amerikane dhe ishte pjesë e ndëshkimit të planifikuar amerikan.

Shumë shpejt në vitin 1990 u bë e qartë që punë nuk do kishte më në Shqipëri e për rrjedhojë diskutohej vetëm buka, kështu që kontrata amerikane me popullin shqiptar, të cilën e prezantonte bukur Sekretari Baker në Tiranë në vitin 1991, do të rezultonte: femrat prostituta, burrat punëtorë ndërtimi në perëndim në të zezën – kjo është kontrata që i vendoset çdo populli të marrë me luftë dhe barut, dhe shqiptarët nuk bënin aspak përjashtim.

Popullit të burgosur shqiptar u erdhi e papritur “rënja” e komunizmit, por jo amerikanëve, gjithçka ishte e planifikuar, që nga vrasjet e të pabindurve, deri tek krijimi i partive politike. Kështu që në vitin 1990 qeveria amerikane në Tiranë krijoi dy forca politike: Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Të dyja do të drejtoheshin me grusht të hekurt nga spiunët e regjur të CIA-së, siç drejtohet çdo parti dhe çdo nyje pushteti në territoret që mban nën zgjedhë qeveria amerikane, ndërsa anëtarësinë do ta kishin lehtësisht të ndryshme. E ndërsa PS do të mbushej me elitën e krijuar gjatë komunizimit, profesionistë, ushtarakë, mjekë, komunistë etj, PD do të strukturohej ekskluzivisht me ish sigurimin e shtetit, pra do të ishte një parti tradhtare që në krijim – e drejtuar nga agjentë të regjur të CIA-s dhe e mbushur ekskluzivisht nga ish – sigurimsa që u gënjehej mendja që të qenurit sigurims ishte akoma sekret.

Në një realitet të tillë politik të krijuar nga qeveria e SHBA-ve, Shqipëria, ofronte çdo mundësi dhe mbështeste çdo parashikim për kaosin, vrasjet dhe ndëshkimin amerikan që do të pasonte vendin tonë në 3 dekadat në vijim.

Amerikanët dhe britanikët, të cilët kishin krijuar shtetin e shkëputur dhe e izoluar shqiptar më 1912, të cilët kishin mbështetur masakrat e agjentit të tyre, Ahmet Zogu, të cilët kishin ndërtuar dhe krijuar terroristin e tyre Enver Hoxha, vrarë e burgosur mijëra shqiptarë, e kishin shumë të qartë axhendën në vitin 1990.

Axhenda amerikane dhe britanike për Shqipërinë shkruante:

  • Ndarja e tokës në mënyrë të pabarabartë dhe moslegalizimi i saj.
  • Shqiptarët të detyrohen të ndërtojnë banesa të palegalizuara.
  • Shkatërrimi i arsimit profesional dhe tjetërsimi i sistemit arsimor në mjet propagande, imoraliteti dhe praktike korrupsioni.
  • Lënja e shqiptarëve në mungesë të energjisë elektrike, (pavarësisht që në vitin 1990 mund të prodhohej dhjetra herë nga ç’kishte nevojë).
  • Infrastrukturë të rrënuar.
  • Racionimi i ujit të pijshëm.
  • Organizimi i përdhunimeve në vitin ‘90 i fëmijëve të elitës komuniste – askush nuk i shpëton ndëshkimit amerikan, as ata që ndjehen pjesë e elitës.
  • Zhvillimi i korrupsionit në çdo sferë të jetës.
  • Axhenda për të furnizuar BE-në me prostituta dhe tutorë.
  • Infektimi i territorit shqiptar me lojra fati, që nga superkazino, der tek kioska me lojra fati në çdo hyrje pallati, ku luanin dhe fëmijët vegjël.
  • Axhenda që shqiptarët të punojnë në ndërtim në perëndim në të zezën, pa dokumenta.
  • Axhenda e ngulitjes në mendjen e shqiptarëve, se në mesin e një realiteti të tillë ata kanë vetëm një mik në botë dhe vetëm një aleat strategjik, SHBA-të.
  • Propoganda e vazhdueshme që serbët dhe grekët janë armiqtë e shqiptarëve, pavarësisht që qeveritë e tyre ishin plotësisht nën influencën e perëndimit.
  • Formimi i firmave piramidale, skema të njohura dhe të ndaluara me ligj në çdo vend të botës.
  • Organizimi i trazirave të vitit 1997.

Të ndalemi tek viti 1997!

Në fillim të vitit 1997 qeveria shqiptare deklaroi që paratë e shqiptarëve të depozituara në skemat piramidale, që kishte lejuar po kjo qeveri, konsideroheshin të humbura – rrjedhimisht priteshin trazira.

Në vazhdimësi me urdhër shtetëror u hapën depot e armëve duke armatosur kështu tërë popullsinë civile. Në ato ditë marsi të ‘97-së ishte normale të shikoje civilë me dy ose tre kallashnikovë në krah, ishte shumë normale të dëgjoje krisma armësh nga të katër anët. Pra ishte luftë e vërtetë, por pa plan, pa armik, pa objektiv, kjo të paktën për qytetarët e zakonshëm. Ndërsa Amerikanët, ata që drejtonin realisht Shqipërinë, rezultoi që e gjykonin çdo gjë brenda planifikimit dhe në mbështetje të axhendave të tyre. Trazirat sollën rrënim ekonomik, ikjen masive drejt emigrimit të elitës dhe vrasjen e rreth 4000 shqiptarëve.

Në opinionin tim viti 1997 justifikoi anullimin e hyrjes së Shqipërisë në BE. Axhenda ndëshkuese amerikane për shqiptarët nuk do të toleronte në atë kohë një Shqipëri me liri ekonomike dhe politike siç ofronte kontrata e BE-së. Viti ‘97 i dha dorë të lirë Amerikës që të bënte atë që kishte bërë në 100 vitet e fundit në Shqipëri, eleminimin fizik të elitës natyrale që krijon një popullsi, prandaj fatkeqësisht, të gjendur nën një kontratë të tillë amerikane, ‘97-ta ka të ngjarë të organizohet përsëri.

Amerika po bëhej gati të vriste 10 mijë shqiptarë të Kosovës në konfliktin e vitit ‘99, të përdhunonte përmes mercenarëve serbë mbi 200 mijë shqiptare të Kosovës, dhe një Shqipëri e dobësuar dhe në kaos të trashëguar nga ‘97-ta do e toleronte diçka të tillë dhe nuk do bëhej aspak pengesë. Pra trazirat e ‘97-së ishin bërë për të hequr pengesat dhe për të shuar çdo lloj rezistence që mund të ofronte Shqipëria ndaj masakrave dhe përdhunimeve që pritej të organizonte Amerika dhe Bill Klinton në Kosovë.

Amerika dhe Britania e Madhe janë armiq të fuqishëm të shqiptarëve dhe një kërcënim për botën mbarë, dhe se fuqia e tyre bën që të mos i kryejnë ata punët e pista të tyre: në Shqipëri Enveri dhe Zogu, dy terroristë të mbështetur nga Amerika, nuk kanë pranuar kurrë publikisht që janë aty në emër të të huajve. Njëlloj Millosheviç nuk do të deklaronte kurrë për qytetarët e zakonshëm që ai është në Jugosllavi si marionetë dhe spiun amerikan. Qytetarët e zakonshëm i shohin trazirat në popullsinë muslimane në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë si të organizuara ndryshe, por është më e thjeshtë se kaq, prapa tyre ka gjithmonë një axhendë dhe një superfuqi, SHBA-të dhe interesat shekullore britanike.

Axhenda amerikane e trazirave të ‘97-së solli mjerim, mos-shvillim ekonomik, vrasje, regres, shkatërrim dhe këto pasoja janë të prekshme dhe sot.

E vetmja shpresë sot janë qytetarët e zakonshëm shqiptarë, të rinjtë, të cilët pak e nga pak të organizohen dhe të ngrenë zërin në mbrojtje të komuniteteve të tyre, në mbrojtje të së ardhmes së shqiptarëve. Axhenda amerikane, interesat britanike dhe misioni vdekjeprurës i politikanëve shqiptarë, nuk kanë ndryshuar aspak, ata janë më vdekjeprurës dhe më shtypës se kurrë, por jemi ne që duhet të ndryshojmë.

Nderim Lushi, 4 Gusht, 2022 – Tiranë

Avatar

admin

About Author

You may also like

Albania EU

A Detailed Report of Lushi’s Case: An Appeal to the European Parliament and to the German Bundestag

  • February 13, 2016
The content of the letter:1. The reasons which led me to become a civil society activist2. The petition3. The protests4.
Albania Perandoria Amerikane

Tallja amerikane e radhës, BE i thotë jo Shqipërisë

Nëse në vitin 1912 jemi pushtuar nga anglezët, apo jemi çliruar për t’u pamvarur dhe për të varur njëkohësisht gjithë