Njohja e patentave në Gjermani: Apel për tubime simbolike në Gjermani dhe në Tiranë

Share

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë ngritur prej kohësh shqetësimin e mosnjohjes së lejes së drejtimit të automjeteve. Zëri i tyre, si çdo gjë tjetër në këto 30 vite sistem korruptiv, ka shkuar në vesh të shurdhër.

Pa kaluar në shumë detaje, shqiptarët duhet të dinë që janë autoritetet shqiptare, të cilët, për të kontrolluar dhe më tej për të neutralizuar, kontrollojnë dhe iniciojnë çdo lloj nisme dhe të gjitha përpjekjet e shqiptarëve për të kërkuar një të drejtë të tyre, prandaj gjërat sot janë aty ku janë. Kështu që regjimi i Tiranës ka ditur më së miri, të minojë, të shuajë dhe të neutralizojë çdo lloj përpjekje dhe çdo lloj iniciative që shqiptarët kanë ndërmarrë për të mbrojtur të drejtën e tyre.

Njohja reciproke e lejeve të drejtimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë është një çështje shumë politike që ka të bëjë me axhendën, tashmë shumë strategjike, të integrimit të Shqipërisë në BE, pra është pjesë e mashtrimit dhe e gënjeshtrës së madhe të integrimit të Shqipërisë në BE, dhe padyshim autoritetet gjermane janë arkitektë të kësaj axhende. Prandaj njohja e patentave nuk është një çështje teknike, por një çështje shumë politike që prek interesa dhe axhenda, të cilat janë jashtë influencës dhe dëshirave të zyrtarëve të zakonshëm dhe shumë larg influencës të atyre pak organizatave dhe ndividëve të paorganizuar që kanë ngritur zërin për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. Mosnjohja e patentave nuk është diçka që Gjermanëve dhe më tej BE-së i ka kaluar pa vënë re, por është pjesë e patolerueshme e një plani për Shqipërinë dhe e një axhende e cila nuk ndikohet nga rrethanat dhe nga reagimet e paorganizuara të shqiptarëve. Pavërësisht reagimeve publike të autoriteteve shqiptare dhe atyre gjermane, mosnjohja e patentave është marrëveshje e cila mbrohet dhe kurohet nga vetë atoritetet dypalëshe.

Mosnjohja e lejeve të drejtimit është çështje politike dhe rrjedhimisht një çështje ekonomike, nga e cila pala gjermane rregullon tregun e saj të punës dhe orienton shqiptarët vetëm drejt atyre sektorëve që pala gjermane ka nevojë. Si shembull mund të themi, që nëse 1000 mjekë shqiptarë të emigruar në Gjermani nuk u njihet diploma dhe profesioni i tyre, atëherë të gjithë praktikisht janë të detyruar të punojnë duke shitur pica (si shembull), dhe asnjë nuk do të ushtrojë presion në tregun e punës në spitale. E nëse Gjermania insiston në mosnjohjen e diplomave të tyre, siç është rasti që i prek të gjithë, mosnjohja e patentave, atëherë presioni shqiptar në tregun ku kërkohet patenta është inekzistent, kështu që kriteri patentë, bën që qindra mijëra shqiptarë të orientohen lehtë drejt tregjeve të punës ku Gjermania ka nevojë. Pra drejt atyre vendeve të punës ku patenta nuk kërkohet, dhe duke qenë realistë, llojet e punës ku nuk kërkohet patenta janë punë që asnjë gjerman, asnjë emigrant dhe asnjë qytetar europian nuk do të preferonte të punonte, ndërsa “skllevërit” shqiptarë janë të detyruar t’u nënshtrohen realiteteve të tilla, por Organizimi Kontrata e Re beson fort që shumë shpejt kësaj skllavërie do t’i vijë fundi.

Pra gjërat janë lehtësisht të kuptueshme; mosnjohja e patentave është një mjet ose kriter që kufizon fuqishëm lirinë e shqiptarëve në Gjermani, që kufizon fuqishëm potencialin e shqiptarëve për të punuar në Gjermani dhe orienton shqiptarët drejt tregjeve të kufizuara të punës.

Mosnjohja e lejeve të drejtimit tashmë është diçka shumë primitive, pra kemi të bëjmë me skllavëri primitive dhe aspak me një skllavëri moderne dhe të kamufluar. Si mund të pretendosh të të njihen qindra dhe mijra të drejta të tjera, kur autoritetet dhe elitat gjermane e kanë penguar gjithçka dhe gjithçka ka ngecur tek A-ja, e cila është njohja e lejeve të drejtimit.

Në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje, përveç gënjeshtrave të zakonshme të autoriteteve, kemi dëshmuar në një grup në facebook organizimin e dy peticioneve, ku peticioni i parë, i nënshkruar nga rreth 5000 individë, i është dërguar Ministrisë së Transporteve në Gjermani. Më pas, duke vlerësuar situatat shumë dinamike, Bundestagu Gjerman ka reaguar dhe ka lejuar mbajtjen e një peticioni në vetë faqen e saj. Në teori gjasat janë që Bundestagu, si një entitet dhe institucion pragmatist dhe me dinamikë dhe perfomancë shumë informale, të urdhërojë njohjen e shpejtë të patentave shqiptare. Pra gjithçka mund të organizohet për të zbutur sadopak padrejtësinë 30 vjeçare që u bëhet shqiptarëve.

Gjithsesi, unë si anëtar i Lëvizjes Kontrata e Re, dhe anëtarë të tjerë të kësaj lëvizje të lirë, bëjmë apel për mbajtjen e tubimeve simbolike në çdo qytet në Gjermani, mbajtjen e tubimeve simbolike dhe paqësore dhe para Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Ne mendojmë që kjo kauzë të shërbejë sadopak për të organizuar patriotë dhe shqiptarë të interesuar, të cilët duan të japin kontribut në ngritjen e zërit të shqiptarëve në nivel ndërkombëtar, për shumë çështje të tjera, të cilat pak e nga pak do t’i shpalosim në çdo takim dhe në çdo organizim tonin.

Ftoj aktivistë të pavarur në Tiranë që të ndërmarrin në mënyrë të pavarur inisiativën e mbajtjes së tubimeve simbolike, të ligjshme dhe paqësore para Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Ftoj çdo shqiptar anekënd Gjermanisë, dhe në çdo qytet të vendeve të BE-së, që të organizojë mbajtjen e tubimeve, qoftë dhe me një individ të vetëm, për të mbështetur çështjen e njohjes së lejeve të drejtimit në Gjermani, dhe më tej në çdo vend të BE-së.

Le të shërbejë kjo kauzë si një shkëndijë, e cila do të na bashkojë të gjithëve së bashku, që të mbrojmë të drejtat tona, liritë tona dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Lëvizja Kontrata e Re – Shpresë & ndyshim

Nderim Lushi – Mynih

nderimlushi@gmail.com

mobile: +4915145368887

Regjistrohu, bëhu pjesë e kauzës

[ultimatemember form_id=”47″]
Please Add coin wallet address in plugin settings panel