Kontrate e Re

Kontrata e Re: Nga legalizimi i ndërtimeve deri tek dënimet me burgim të përjetshëm

Kontrata e Re është nismë e pavarur intelektuale, e cila nuk është pjesë e garës për pushtet, është një kuvend i mendimit të guximshëm, i cili shtrihet përtej kufinjve fizikë të shqiptarëve; Kontrata e Re është nisma e së ardhmes, simbol i fjalës së lirë, shpresë dhe ndryshim për shqiptarët dhe ftesë për rezistencë për çdo intelektual dhe çdo disident të ndershëm nga mbarë bota.

Shqiptarët janë të lodhur nga partitë e bllokmenëve, nga partitë e themeluara dhe të drejtuara nga Ish-Sigurimi i Shtetit, kështu që çdo shqiptar ka të drejtën e tij natyrore që të drejtohet drejt ideve të reja, që të drejtohet drejt organizimeve natyrale, prej të cilave mund të ketë shpresë dhe ndryshim për familjet e tyre dhe për mbarë shqiptarët.

Kontrata e Re, si një nismë intelektuale dhe e mendimit të lirë, ka filluar të shtrihet në çdo vend ku ka shqiptarë, prandaj ju ftojmë të bashkoheni dhe të anëtarësoheni në Kontratën e Re.

Kontrata e Re udhëhiqet nga dy parime universale:

1-Kontrata e Re udhëhiqet nga idetë dhe jo nga një idivid fizik i pazëvendësueshëm.

2-Kontrata e Re ofrohet vetëm publikisht dhe në publik, duke qëndruar larg grupimeve dhe karaktereve të cilat çojnë në përçarje dhe në moszhvillim.

Kështu që pjesë e Kontratës së Re mund të bëhet çdokush, kushdo mund të themelojë degën e saj dhe mund ta organizojë në fshatin apo lagjen ku ai jeton një degë të Kontratës së Re, por pa tjetërsuar asnjë presje nga parimet që janë shkruar për Kontratën e Re. Pra nuk ka rëndësi kush do të jetë organizator apo qoftë dhe kryetar i një dege, e rëndësishme është besnikëria ndaj parimeve të përgjithshme të Kontratës së Re. Kontrata e Re është organizimi intelektual që udhëhiqet nga idetë dhe jo nga individë të caktuar.

Më poshtë janë disa nga parimet e përgjithshme të Kontratës së Re:

Ndërtimet pa leje

Legalizimi në kohë rekord dhe pa pagesë i të gjitha ndërtimeve të cilat qeveria dhe sistemi politik aktual i klasifikon dhe i njeh si “ndërtime pa leje”.

Burimet e Hidrokarbureve në Shqipëri

Shtetëzimi i të gjitha burimeve të hidrokarbureve në Shqipëri. Dëbimi nga Shqipëria dhe pezullimi i çdo kontrate që vendi ynë ka me kompaninë Bankers Petroleum dhe të çdo kompanie tjetër të huaj që operon në fushën e hidrokarbureve.

Çështja e pronësisë ndaj tokës

Legalizimi falas i të gjitha pronave të tokës të cilat janë në proçes legalizimi.

Ish-pronarët e tokës bujqësore

Krijimi i një programi dëmshpërblimi për ish-pronarët, dëmshpërblim fizik dhe monetar.

Ish-të Përndjekurit Politikë

Ish të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre të bëhen pjesë e qeverisjes dhe pjesë e çdo institucioni publik, kjo përmes caktimit të kuotave, pavarësisht se cila forcë politike qeverisën. Anullimi i çdo forme pagese dhe dëmshpërblimi monetar ndaj ish të përndjekurve politikë dhe pasardhësve të tyre.

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit vetëm për themeluesit dhe liderat e partive të themeluara dhe aktive në vitet 1990-2000. Djegia e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Të shpallen të paligjshme dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Rroga universale dhe paga minimale

Propozojmë rrogë universale për çdo nënshtetas shqiptar, kjo në varësi të mundësive ekonomike që paraqet vendi. Mbështesim rrogën minimale në vlerën 500 euro në muaj, për të gjithë të punësuarit.

E drejta e mbajtjes së armëve të zjarrit

Mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të mbajtur armë zjarri. Gjithçka të rregullohet me ligj duke marrë si shembull ligjin për armët e zjarrit në SHBA.

Integrimi në Bashkimin Europian

Propozojmë pezullimin e proçesit të Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe rivlerësim dhe hetim të këtij proçesi. Rifillimi i proçesit të vendoset vetëm përmes një konsulte të gjerë me publikun, përmes një transparence të plotë të kushteve dhe të dokumentacionit, si dhe përmes një referendumi popullor. Referendumi të jetë I vlefshëm vetëm me një pjesëmarrje me mbi 90% të Shqiptarëve dhe një shumicë pro prej 85% të votuesve.

Institucionet Penitenciare dhe të dënuarit

Mbështesim mundësinë e amnistisë për të gjithë të dënuarit ekonomikë që vuajnë dënime me më pak se dhjetë vite heqje lirie, duke përjashtuar vetëm disa nene të cilat duhet të listohen pas një konsulte me publikun dhe me specialistë të fushës. Reduktim dënimi dhe rigjykim për të gjithë ata që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm. Amnisti për të gjithë të dënuarit politikë dhe ata fetar. Mbështesim zëvendësimin e vuajtjes së dënimeve në burg me dënime alternative, për vepra penale që parashikojnë burg me më pak se 10 vite heqje lirie.

Lojrat e fatit

Ndalimi me ligj i të gjithë aktiviteteve që operojnë në fushën e kumarit dhe lojrave të fatit. Pezullimi dhe ndalimi i lotarisë kombëtare.

Shënim: më sipër kemi listuar në mënyrë të padetajuar disa nga kauzat dhe çështjes të cilat janë përfshirë në Kontratën e Re. Lista do të zgjerohet çdo muaj, për t’u bërë e plotë dhe për të dhënë kështu kontributin në çdo qelizë të shoqërisë sonë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Kontratës së Re si anëtar ose si veprimtar. Ju mund të kontaktoni organizatorët dhe mund të themeloni aty ku banoni (në Shqipëri dhe emigracion) një grupim përfaqësues ose organizatë, ku si qëllim dhe objektiv të keni Kontratën e Re.

Ju faleminderit!

Administrator: Nderim Lushi – Mynyh

E-mail:  nderimlushi@gmail.com

Mobile: +49 (0)15225997649

              +49 (0)15145368887

              +355 686878566

Anëtarësohu:

[ultimatemember form_id=”47″]

Avatar

admin

About Author

You may also like

Kontrate e Re

Armiqtë e shqiptarëve

  • September 29, 2021
Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara
Kontrate e Re

Emigrantët të sponsorizojnë protestat në Tiranë (patentat dhe e drejta e punësimit në BE)

Shqiptarët janë subjekt i një aparteidi dhe izolimi të papreçedentë që BE ka vendosur ndonjëherë ndaj një vendi fqinj, përjashtuar