Kontrate e Re

Emigrantët të sponsorizojnë protestat në Tiranë (patentat dhe e drejta e punësimit në BE)

Shqiptarët janë subjekt i një aparteidi dhe izolimi të papreçedentë që BE ka vendosur ndonjëherë ndaj një vendi fqinj, përjashtuar gjenocidin e bërë ndaj popullsisë së pafajshme Boshnjake. Politikanët Shqiptarë duhet të heqen nga ekuacioni i kërkimllogarisë, pasi ata janë thjesht nëpunës dhe zyrtarë që emërohen dhe mbahen nga perëndimi, kështu që sa më pak të merremi me ta, aq më shpejt protesta dhe revolta popullore shqiptare do të drejtohet drejt pushtetit të vërtetë, drejt institucioneve që mund të sjellin ndryshim, pra drejt BE-së dhe drejt perëndimit në përgjithësi.

Një mekanizëm që mund të shtojë presionin ndaj autoritetit që mban peng shqiptarët, pos tjerash, janë organizimi i protestave të pavarura dhe masive në Tiranë. Organizimi i protestave të tilla duhet të ketë, pos dhjetra kërkesave dhe kauzave lokale, tre kauza të rëndësishme siç janë:

1-Njohja e lejeve të drejtimit në gjithë vendet e BE.

2-E drejta e punësimit në BE vetëm me pashaportë shqiptare dhe kosovare.

3-Heqja dhe anullimi i çdo ndalese dhe i çdo ekspulsi që vendet e BE kanë vendosur ndaj shqiptarëve të ballkanit (Kosovë dhe Shqipëri, Maqedoni etj).

Protesta të tilla, simbolike, paqësore, qoftë dhe nga një individ i vetëm, siç është rasti im në foto në Gjermani, duhet të mbahen në çdo vendbanim shqiptar dhe gjithashtu kudo ku ka shqiptarë në botë, veçanërisht në vendet BE.

Një problem që has organizimi i protestave të tilla është qartësia e ideve dhe financimi i tyre. Besoj që nuk do të duheshin shumë para për të sponsorizuar individët që do t’i organizonin në Tiranë, por gjithsesi duhet një organizim në BE për të bërë të mundur mbledhjen e fondeve të tilla. Pa para, çdo individ është lehtësisht i shitshëm dhe lehtësisht subjekt i presioneve të qeverisë shqiptare. Nëse ne si emigrantë u sigurojmë individëve, shumë organizatorëve të rinj, (pasi një pjesë e mirë mund të rezultojnë ushtarë të qeverisë, por mjafton që në fund vetëm një individ të mbijetojë) të holla të mjaftueshme për t’i bërë që të mbijetojnë me nder, të moralshëm, besoj që era e ndryshimit do të ndihet fuqishëm në çdo vend të Europës.

Motoja jonë në BE do të jetë: “Të ndryshojë Europa kushtet me Shqiptarët, ose ne do t’a ndryshojmë Europën”.

Të gjithë ata që duan të japin kontribute simbolike ju lutem vihuni në kontakt me kontaktet e mëposhtme. Një mënyrë shumë efikase e mbledhjes së fondeve, për ata që e kanë seriozisht, do të jetë përdorimi i kryptomonedhave, veçanërisht Bitcoin. Të cilat relativisht janë anonime, dhe kështu që do të vështirësohet sadopak izolimi i çdo shkëndije për ndryshim që mund të lindë ndër shqiptarë, në Ballkan e kudo.

Të bashkohemi vëllezër!

Të ndryshojë Europa kushtet me shqiptarët, ose ne do t’a dryshojmë atë!

Nderim Lushi

+4915145368887

[crypto-donation-box]

Avatar

admin

About Author

You may also like

Kontrate e Re

Kontrata e Re: Nga legalizimi i ndërtimeve deri tek dënimet me burgim të përjetshëm

  • September 23, 2021
Kontrata e Re është nismë e pavarur intelektuale, e cila nuk është pjesë e garës për pushtet, është një kuvend
Kontrate e Re

Armiqtë e shqiptarëve

  • September 29, 2021
Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara