Home » Mbretëresha e Teneqtë e Britanisë së Madhe
UK

Mbretëresha e Teneqtë e Britanisë së Madhe

E quajta “e teneqtë”, mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, pasi kështu e quante trimërinë e shqiptarëve Faik Konica, spiuni i Anglisë, dhe njeriu që i mësoi fjalët e para shqipe komedianit dhe mashtruesit Fan Noli. Në fakt vetëm një komedian si Noli mund të pranonte të shkruante emrin si themeluese i një kombi, komb që ekzistonte dhe bënte histori mijra vite përpara se të lindtte humoristi Fan Noli; dhe vetëm një joshqipfolës si Noli mund të pranonte të regjistrohej si letrari më i madh i letrave shqipe, dhe vetëm një djall dhe i pafe si Noli do të vetëshpallej si ndarësi i kishës dhe vetëthemelues i kishës shqiptare, dhe sigurisht, të gjitha këto, me sponsorizimin dhe për llogari të okupatorit Anglez.

Padyshim që Faik Konica e lyen dhe e ngjyen me shumë mjeshtri sharjen dhe denigrimin që u bën Shqiptarëve, me idenë se ai është i mërzitur me shqiptarët e këqinj, që tregojnë trimëri vend e pavend, dhe se gjithçka e bën për të mirën e shqiptarëve; pra i ther dhe i vdes shqiptarët për mirë dhe për të mirën e tyre – fjalë klasike të një okupimi klasik.

Mbretëria e Bashkuar, Anglia, apo Britania e Madhe, një perandori mashtruese që në emër, pasi të duhet të përpiqesh që të kuptosh se si quhet, është një perandori që i ka shpallur luftë popullit shqiptar që përpara vitit të largët 1912 dhe kjo luftë vazhdon sot e kësaj dite më e ashpër, më e padrejtë dhe më vrastare se kurrë. Gjithsesi në këtë koment të shkurtër për Madhërinë e Teneqtë të Anglisë, nuk dua të fokusohem apo të zgjerohem në historinë a luftës dhe të marrëdhënjeve tona, por dua të shkruaj pak gjëra rreth rolit të Anglisë ndaj Shqipërisë dhe emigrantëve shqiptarë që vuajnë dhe shtypen në Angli.

Mbretëria e Bashkuar, edhe pse anekënd botës promovon dhe lartëson demokracinë, nga ana tjetër vetë është një monarki absolute, e gjallë dhe e tanishme. Britania e Madhe nuk është demokraci, por një monarki klasike dhe tepër e padrejtë, prandaj është jologjike të presësh drejtësi dhe ligj tek një monarki e tillë.

Sot në Britani jetojnë dhe punojnë rreth 200 mijë shqiptarë nga Ballkani, dhe shumica prej tyre janë pa lejeqëndrim të rregullt. Britania, as në teori nuk e parashikon legalizimin e emigrantëve shqiptarë, prandaj kjo e bën Britaninë një shtypëse, vend persekutimi dhe një vend ekzili për shqiptarët atje. Sigurisht që shqiptarët, në kushtet e një pushtimi klasik që është Shqipëria dhe Kosova sot, dhe në kushtet e një varfërie ekstreme, janë të detyruar t’i drejtohen Britanisë si emigrantë të paligjshëm, pasi ky është përcaktimi dhe kontrata e vetme që perëndimi u ka ofruar shqiptarëve dhe se ata nuk kanë zgjedhje tjetër.

Personalisht i ftoj shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britani të Madhe, që të organizohen, të luftojnë dhe të ngrihen për të drejtat e tyre. Dhuna, shtypja dhe persekutimi 100-vjeçar që i bëhet popullsisë shqiptare në Ballkan, nuk është arsye dhe justifikim që shqiptarët të ndjehen inferiorë dhe të ulin kokën kudo që ata ndodhen. Mos të harrojmë historinë tonë, shqiptarët vijnë nga një histori e lavdishme, drejtues dhe gjeneralë të Perandorisë Otomane. Shqiptarët kanë shërbyer si frymëzim dhe si shembull dhe për gjeneralin e famshëm Hanibal Barca, në luftërat kundër vetë Romës. Kuksianët në Angli mos të harrojnë që nga fshati burrëror dhe trim, Topojan, është me origjinë dhe kryeministri i Perandorisë Otomane për pesë herë radhazi, Sinani i Madh. Çdo Shqiptar nuk duhet të nxjerri asnjëherë nga mendja që Shqiptarët i dhanë gjithsej Perandorisë Otomane rreth 45 kryeministra, gjeneralë, guvernatorë dhe mendimtarë të panumërt. Shkodranët që jetojnë në Angli, duhet të dinë që dijetari i madh i quajtur Albani, është nga Shkodra, i cili është një yll polar për gjithë botën Islame. Shqiptarët kanë bërë histori për shkak të mençurisë së tyre, trimërisë së tyre dhe besës së tyre, pavarësisht që sot jemi nën thundrën e të huajve, në Ballkan dhe në emigrim. Luftohemi, jo se jemi të dobët, luftohemi, shtypemi dhe mbahemi nën dhunë pasi jemi të fortë, të mençur dhe të besës. Prandaj ngrihuni dhe mbroni të drejtat tuaja, mbroni gjakun dhe vendin tuaj. Të jetoni në skllavëri në UK, në BE apo në Amerikë nuk është zgjidhje, por një turp dhe një vdekje dhe çbërje e ngadaltë.

Shqiptarët të ngrihen dhe të bashkohen për të drejtat e tyre.

Nderim Lushi – Mynih

13 shkurt. 2022

Leave a Reply

Telefono