Germany

Kurthi Scholz-Putin: Tentativa për të vrarë shqiptarë në tokën gjermane

Mediat kanë raportuar për një bisedë telefonike mes Kancelarit Scholz dhe Presidentit Putin, në të cilën Putin ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mercenarët shqiptarë, të cilët i janë bashkuar Ukrainës në frontin kundër Rusisë. Po pse duhet t’i ankohet Putin një individi që nuk e lidhën gjë me shqiptarët dhe pse duhet të nxirren në media bisedat shumë sekrete mes dy liderëve? Më parë do të shpjegojë eksperiencën time prej së cilës i jap dhe shpjegimin tim mediatizimit të bujshëm të kësaj telefonate.

Në fakt ky është viti i 8-të, që unë jam në një luftë dhe përballje të hapur me politikën shqiptare, gjë që të çon në një luftë të hapur me padronët e vërtetë të shumicës së vendeve në botë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e natyrisht kjo luftë vazhdon natyrshëm me çdo qeveri amerikane të çdo vendi në BE, siç është dhe qeveria amerikane e Republikës Federale të Gjermanisë. Një shtet si Gjermania, ku i janë vrarë 10 milionë qytetarë elitë (përfshirë hebrenjtë gjermanë), gjatë luftës së dytë botërore, ku i janë përdhunuar nga amerikanët praktikisht çdo femër e aftë për të qëndruar në këmbë, është normale që regjimi që do të vendoste nën zgjedhë Gjermaninë do të ishte një regjim amerikan shumë shtypës.

Në fakt gjithçka nisi natyrshëm për mua, prapa në vitin 2015, dhe kaq në mungesë të njohjes së politikës, aq sa ftesës për të marrë pjesë në disa festa dhe në disa punë praktike brenda territoreve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, si student i Agromjedisit në UBT, iu përgjigja me shumë naivitet e deri në nivelet e të pafalshmes, duke pranuar pa hezitim ftesën e tyre. Aq shumë i pavetëdijshëm për rolin e Amerikës në Shqipëri dhe në mbarë botën, sa publikova me dorën time foto që i tregonin botës mbarë marrjen e një certifikate nga USAID. Pra ishte njëlloj sikur t’i tregoja botës mbarë që prapa aktivizmit tim është CIA, Amerika edhe çdo gjë tjetër e qelbur dhe terroriste që gjenerojnë SHBA-të. Dhe siç mund t’a imagjinojmë, pas “vizitës” tek Ambasada Amerikane, u 50-fishuan brenda natës kërcënimet, vuajtjet dhe persekutimet, sepse ishte momenti që nuk duhej të dyshoja tek vetë Ambasada, dhe gjithçka u qetësua disi kur i dërgova një letër vetë Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ku akuzoja hapur dhe publikisht këtë ambasadë si urdhëruese të kërcënimeve dhe persekutimeve që po kaloja. E normalisht, pas vizitës që gabimisht i lejova vetes tek kjo ambasadë, ekonomikisht u izolova me një grusht të hekurt, aq sa nuk arrita të punoja dhe qoftë një ditë të vetme në 7 vitet që pasuan.

Gjithsesi kjo eksperiencë 8 vjeçare ka qenë një shkollë dhe një edukim shumë i dobishëm aq sa sot ndjehem me eksperiencën e duhur për të kuptuar dhe për të interpretuar shumë ngjarje politike. Por mbi të gjitha lexoj fatin tim dhe çka shtrihet para meje, duke qenë ndër ato pak shqiptarë i vetëdijshëm, se jam në listën natyrale të atyre shqiptarëve që duhet të vriten dhe të persekutohen deri në vdekje. Them që jam ndër të vetmit, pasi po të ishin të vetëdijshëm 3 milionë shqiptarë të Kosovës, nuk do t’i ndërtonin një bust në mes të Prishtinës Bill Klinton, njeriut që organizoi luftën e Kosovës, vrasjen e 10 mijë shqiptarëve të Kosovës, dhe praktikisht përdhunimin e çdo femre që u detyrua të kalonte në kontejnerët e doganave që kontrolloheshin nga mercenarët serbë. Pavarësia e Kosovës mund të jepej dhe siç iu dha Malit të Zi, pa luftë, por qëllimi ishte lufta dhe ajo që ndodhi. Vështirë e kishte Amerika t’i jepte pavarësinë Kosovës, kur dihet që ajo kontrollonte Serbinë, bile dhe publikisht përmes amerikanit Milan Paniç, i cili ishte kryeministër i Serbisë dhe Ministër i Mbrojtjes në Serbi gjatë viteve 1992-1993? Pra me këtë vetëdije dhe me këtë eksperiencë lexoj dhe telefonatën publike dhe plot mesazh të dyshes Scholz-Putin.

Çfarë fshihet në publikimet mediatike, të cilat raportojnë një bisedë telefonike, ku Putin diskuton me kancelarin gjerman Scholz mbi mercenarët shqiptarë që po shkojnë në Ukrainë për të luftuar ushtrinë Ruse dhe mbrojtur Ukrainën? Çfarë fshihet mbi furinë mediatike të mediave terroriste shqiptare, të cilat shpjegojnë dhe diskutojnë aq shumë mbi këtë bisedë, ku pretendohet që janë përmendur shqiptarët?

Në fakt gjithçka është shumë e thjeshtë dhe mund t’i referohemi konfliktit sirian për të kuptuar Ukrainën dhe mashtrimet vrastare për të çuar shqiptarë atje. Lufta e organizuar nga SHBA-të dhe Rusia në Siri, e mbështetur nga çdo qeveri në botë, çoi drejt vdekjes mijëra shqiptarë, bëri të burgosen dhe të arrestohen dhjetëra të tjerë në Ballkan dhe masakroi mijëra e deri miliona myslimanë të pafajshëm dhe të mashtruar nga tërë bota. Ky spastrim dhe kjo masakër u çua përpara publikisht nga qeveria amerikane dhe nga çdo qeveri tjetër në botë, e për më tepër kujtojmë fjalët në fjalimin inaugurues të kryeministrit të sapo zgjedhur shqiptar, i cili djersitej dhe çirrej duke shqiptuar me plot zell dhe emocione fjalët nxitëse dhe vdekjeprurëse: “Kasapi i Lindjes së Mesme, Bashar-Al Assad”. Se çka e lidhte betimin e një kryeministri shqiptar me një lider të Lindjes së Mesme, përgjigjen duhet ta kërkojmë tek direktivat e propagandisteve dhe specialistëve amerikanë, tek shkrimet e Eduard Burnays e deri tek eksperimentet e Pavllovit. Është fakt që nxitja që bëri kryeministri shqiptar çoi drejt vdekjes mbi 1 mijë shqiptarë dhe natyrshëm sot lind pyetja: nëse qëllimi nuk ishte Assad, por vrasja e shqiptarëve dhe e një pjese të mirë të aktivistëve në mbarë botën, atëherë a janë realizuar vrasjet që në Shqipëri dhe Kosovë, pa pasur nevojë që t’i dërgojnë në Siri. Natyrshëm konkludojmë: A u vranë që në vendet e origjinës myslimanët nga mbarë bota, të cilët ishin rekrutuar e mashtruar nga shërbimet sekrete të vendeve të tyre për t’i çuar në Siri? Sa mijë myslimanë francezë janë vrarë në Francë gjatë kësaj kohe, të cilët janë deklaruar si të larguar drejt Sirisë? Këto pyetje duket që sot, pak e nga pak, po marrin përgjigje.

Çdo aktivist politik dhe çdo njeri që përpiqet të kuptojë dramën dhe tragjedinë që të ofron ky realitet del në të njëjtat përfundime: qeveritë janë armike dhe opresorë të popullsive që pretendojnë se përfaqësojnë dhe se ato nga natyra kanë raporte vrastare dhe terroriste ndaj çdo populli që pretendojnë që përfaqësojnë.

Biseda telefonike mes Scholz dhe Putin, ku pretendohet që Putin i është ankuar Scholz për mercenarët shqiptarë që po dërgohen në Ukrainë, është një teknikë klasike e propagandës dhe e hileve të pushtetit të ri që lindi pas luftës së parë botërore. Nga kjo hile klasike, e cila në thelb tregon se çfarë lufte po bëhet në Ukrainë dhe në çfarë niveli dhe bataku politik jetojnë Schulz dhe Putin, bën çdo shqiptarë të mendojë që Gjermania ofroka para, armatim dhe mbështetje për këdo që kërkon t’i bashkohet luftës inekzistente të Ukrainës. E normalisht ky “apel” u drejtohet shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, ku për momentin jam dhe unë, dhe veçanërisht asaj pjese vitale të shqiptarëve, të cilët u vlon gjaku ndër vena dhe futen tek pjesa që një të nesërme mund të reagojnë dhe për Shqipërinë dhe Kosovën e tyre, ku natyrshëm bëj pjesë dhe unë, por unë nuk bëjë pjesë tek ata që mashtrohen nga Scholz dhe ftoj të gjithë shqiptarët që te kenë kujdes nga Scholz e nga çdo lojë mediatike që bëhet për të targetuar shqiptarët, ish territoret otomane dhe myslimanët në mbarë botën.

Unë besoj fort që këtu kemi të bëjmë me një plan shumë të qartë dhe të realizueshëm dhe një tentativë shumë serioze dhe terroriste për të vrarë shqiptarë në Gjermani, dhe sigurisht listat janë përpiluar kohë më përpara, lista të mbushura me shqiptarë problematikë dhe me vetëdije politike. Unë besoj që mjafton një reagim në publik, një status në facebook, ku të mbështesni luftën në Ukrainë dhe të shprehni disi dëshirën për t’iu bashkuar luftës, dhe shumë shpejt mund të arrestoheni nga shërbimet sekrete gjermane dhe të ekzekutoheni diku me plumb në kokë, ose diku në dhoma gazi sekrete në kolektivitet me të tjerë, pasi Gjermania ka dhe eksperiencë me dhomat e gazit, dhe më pas të njoftoheni në mediat gjermane si hero që rastësisht keni vdekur në Ukrainë, siç njoftonin mediat shqiptare dhe perëndimore për qindra e mijëra të vrarë në Siri.

Nëse është e vërtetë kjo bisedë, siç është e vërtetë furia mediatike në mediat shqiptare dhe botërore për këtë bisedë, personalisht e denoncoj si një akt të pastër terrorist dhe një përpjekje për të vrarë dhe spastruar Gjermaninë nga shqiptarët të cilësuar si problematikë dhe me vetëdije politike. Prandaj çdo shqiptar që shpallet i vdekur në Ukrainë, i cili deklarohet si i nisur nga Gjermania, ose nga ndonjë vend tjetër i BE-së, është futur në kurth dhe ekzekutuar nga qeveria e vendit ku pretendohet që është nisur.

Nuk besoj që duhet të jemi të gjithë nga Palestina për të kuptuar hilet e qeverisë shqiptare, hilet e qeverisë amerikane dhe hilet e telefonatave Scholz-Putin.

Shqiptarët të bëjnë kujdes me deklaratat e tyre; e nëse në Ukrainë nuk dihet nëse bëhet apo nuk bëhet luftë, vrasjet dhe tentativat për të vrarë shqiptarët me vetëdije politike janë reale dhe të vërteta.

Nderim Lushi – Mynih, 10 mars 2022

Raportuesi mbi telefonatën Putin-Sholc, në një gazetë shqiptare
Një foto turpi: Nderim Lushi duke marrë një çertifikatë mirënjohje nga USAID për një punë praktike që kishim zhvilluar tek rezidenca e punonjësve të Ambasadës Amerikane. I gjithë proçesi rezultoi një turp, një tallje dhe një poshtërim i vazhdueshëm. U seleksionuam gjoja rastësisht rreth 8 studentë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku sigurisht i vetmi veprimtar politik isha unë. Besoni gjithkujt, por jo Ambasadave Amerikane, ata janë aty për të tallur, poshtëruar e për të shkatërruar çdo shqiptar e deri vrasjen e çdo njeriu që nuk është i tyre.
Nderim Lushi. Një foto tjetër turpi, gjatë festës së pavarësisë së Amerikës, ku për herë të parë u ftuan rreth 1200 politikanë shqiptarë dhe një grup “të rastësishëm” studentësh, ku “rastësisht” bëja pjesë dhe unë. Sigurisht, për mua festa erdhi më pas në 7 vitet më të varfëra, më të vështira dhe plot kërcënime të jetës sime, vuajtje që i vazhdoj dhe sot e kësaj dite.
Nderim Lushi. Pra një foto tjetër turpi. Duke “festuar” fillimin e viteve më të vështira të jetës sime.
Intervista në Klan TV që zgjati 2-3 minuta, dhe që më rrezikoi mbi 4 vite burg, akuza që më kushtuan 2 vite gjyq. Një tregues që shqiptarët e lirë dhe të pa zaptuar nga politika janë shenjestër dhe persekutohen e përndiqen tërë jetën. Nuk ka rëndësi nëse jetoni në Shqipëri, Kosovë apo në emigrim. Përndjekja ndaj shqiptarëve është e mirëkordinuar kudo në botë.
Gjatë gjyqit tim në Kukës. Në fakt Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë shenjestër nga qeveritë respektive. Unë kam menaxhuar të bëjë publike disi përballjen time me politikën okupatore shqiptare, por të gjithë shqiptarët kalojnë të njëjtat vuajtje dhe janë njësoj shenjestër.
Polici me armë në dorë gjatë arrestimit tim më 4 maj 2015, në një protestë simbolike në Kukës, arrestim dhe dhunë policore e mbështetur nga qeveria terroriste e tiranës dhe mbështetur në heshtje nga ambasada amerikane, e cila nuk reagoi kurrë për ngjarjen, e cila siç duket i vinte për shtat.
Takim me ish presidentin tradhtar dhe thikë pas shpine. Ditën e arrestimit tim, presidenti inskenoi një vizitë surprizë, por pa pamje filime, në SHBA.
Avatar

admin

About Author

You may also like

Germany

Njohja e patentave në Gjermani: Apel për tubime simbolike në Gjermani dhe në Tiranë

  • September 13, 2021
Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë ngritur prej kohësh shqetësimin e mosnjohjes së lejes së drejtimit të automjeteve. Zëri
Germany

Mashtruesi Bahri Cani dhe axhenda gjermane kundër shqiptarëve

Gazetari Bahri Cani e çeli sot ditën e tij me një njoftim bombastik “Gjermania kërkon 2 milionë punëtorë”, një titull