Albania

Ngushëllimet e mia gjithë shqiptarëve në këtë 28 nëntor – Sabri Lushi

Ngushëllimet e mia gjithë shqiptarëve në këtë 28 nëntor. Kjo ditë simbolizon rënien e kombit shqiptar. 110 vite më parë, armiqtë tanë perëndimorë në bashkëpunim me spiunë dhe agjentë shqiptarë e shitën të ardhmen tonë dhe i ndanë njerëzit tanë në pesë apo gjashtë shtete.

Shqiptarët dikur ishin komb i fuqishëm – kryevezirë të Perandorisë Osmane, dikur simbolizonin tmerrin e Evropës, përfunduan kështu në vitin 1912 si kombi më i poshtëruar në kontinent.

Faktet historike flasin më fort se sa propaganda. Kombi shqiptar nuk u bë i pavarur në vitin 1912, por u shndërrua në një komb të copëtuar. Tokat tona u bënë plaçkë lufte për Perandorinë Britanike. Kufijtë tanë u vizatuan nga politikanët britanikë në mënyrën përça e sundo.

Fakti që Shqipëria është qeverisur nga regjime terroriste, fakti që shqiptarët janë ekzekutuar nga regjimet e Zogut dhe të Enver Hoxhës, fakti që tokat tona janë konfiskuar  nga qeveritë shqiptare, fakti që ne përfunduam të qeverisur nga regjimi më terrorist i shekullit të 20 – të – regjimi ateist dhe komunist i Enver Hoxhës, fakti që shqiptarët në vitin 1991 dukeshin më tepër si zombi sesa si qenje humane, fakti që shqiptarët janë detyruar forcërisht të shërbenin si spiunë të qeverisë që të mund të jetonin, fakti që shqiptarët janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për të marrë rrugët e Evropës si emigrantë të paligjshëm, fakti që ne nuk kemi strategji kombëtare zhvillimi, të gjitha këto tregojnë që në 1912 – tën ne jemi pushtuar nga Perandoria Britanike dhe vazhdojmë të jemi dhe sot nën këtë pushtim.

Për më tepër, këta që shpallën pavarësinë në Vlorë në vitin 1912, kush ua dha atyre autoritetin dhe mandatin për të shpallur pavarësinë? A ishte vendi ynë pa qeveri? Pse nuk e shpallën pavarësinë në Janinë, Shkodër, apo Prizren? Kush ua dha atyre të drejtën për të përfaqësuar shqiptarët më tepër sesa shqiptarët në Shkodër, në Janinë, në Shkup, në Elbasan, në Durrës dhe  në Prizren? A ishin ata të zgjedhur?

Në të vërtetë ata ishin autorizuar dhe instruktuar nga Perandoria Britanike për të shpallur simbolikisht pavarësinë me qëllim copëtimin e trojeve tona. Në çdo këndvështrim, Ismail Qemali dhe përkrahësit e tij kanë qenë spiunë dhe agjentë të Perandorisë Britanike, të cilët shitën dhe të ardhmen tonë.

Ismail Qemali nuk ka qenë politikani më i shquar i kohës, por më i pranueshmi dhe i vetmi i njohur nga Perandoria Britanike pasi ai ishte spiun dhe agjent i tyre.

Çfarë lloj Shqipërie mbrojti ai kur mbi 75% e territoreve shqiptare u lanë jashtë Shqipërisë së sotme?

 Dhe njëherë, ngushëllimet e mia gjithë shqiptarëve në këtë ditë të trishtueshme të kombit tonë, i cili ka përfunduar nën drejtimin e spiunëve dhe agjentëve të huaj.

Ne meritojmë më shumë dhe më mirë!

Sabri Lushi

admin

About Author

You may also like

Albania EU

A Detailed Report of Lushi’s Case: An Appeal to the European Parliament and to the German Bundestag

  • February 13, 2016
The content of the letter:1. The reasons which led me to become a civil society activist2. The petition3. The protests4.
Albania Perandoria Amerikane

Tallja amerikane e radhës, BE i thotë jo Shqipërisë

Nëse në vitin 1912 jemi pushtuar nga anglezët, apo jemi çliruar për t’u pamvarur dhe për të varur njëkohësisht gjithë