Albania Perandoria Amerikane UK

Grabitësit britanikë dhe okupatorët amerikanë të mbahen nën kontroll në Shqipëri


Shqipëria së shpejti do të regjistrojë 400 HEC-e aktivë, të cilët përbëjnë grabitjen më të madhe që amerikanët dhe britanikët kanë bërë ndonjëherë në Shqipëri. HEC-et, përveç grabitjes së pastër amerikane të energjisë që prodhohet, do të bllokojnë rreth 30% të territorit të RSH-së nga impakti direkt, dhe ai indirekt përmes shpalljes si zona të mbrojtura të çdo territori ku do të ndërtohen HEC-e. Një mënyrë e njohur angleze: shpallin zonë të mbrojtur çdo territor ku kanë në plan të bëjnë grabitjen e radhës, pasi praktikisht zona e mbrojtur kufizon aktivitetin ekonomik të vendasve dhe i lehtëson punën grabitësve amerikanë e atyre anglezë. Siç është rasti i fshatit Fshat në Kukës, edhe pse projekti ndodhej brenda zonës së mbrojtur, Koritnik – Korab, kjo nuk e ka penguar ndërtimin e një HEC-i, për të cilin as mediat nuk kanë shkruar asnjë fjalë për këtë grabitje amerikane.

Shqipëria nuk është në atë pozicion që ka miq, por ka vetëm armiq të fuqishëm, siç janë Amerika dhe Britania e Madhe, e në varg i shtohen listës së armiqve të gjitha vendet e botës, të cilat janë nën influencën britaniko-amerikane, përfshirë dhe Rusinë, Kinën e Indinë.

Nuk futa në listë republikën e bananave, Serbinë, pasi ata janë publikisht mercenarët e preferuar të Amerikës dhe një nga vendet që janë dizenjuar të jenë armiq të betuar të shqiptarëve. Sa herë që Amerika ka nevojë për luftë në Ballkan, për të vrarë muslimanë “të pabindur” dhe shqiptarë që kërkojnë të jetojnë sipas traditës dhe sipas mënyrës së tyre, Amerika angazhon Serbinë dhe i shpall luftë territoreve shqiptare, siç ishte rasti i luftës së Kosovës dhe luftës së Bosnjës.

HEC-et janë një grabitje e pastër e Amerikës, ku Skavica do të jetë grabitja më e madhe e 40 viteve të fundit, prandaj shqiptarët duhet të përpilojnë një mënyrë për të mbajtur sadopak nën kontroll grabitjet që bëjnë qeveritë britaniko-amerikane në Shqipëri.

Do të ishte interesant idea e vendosjes të një regjimi strikt vizash për amerikanët dhe britanikët, aq sa ambasadat e tyre të lejoheshin të operonin në nivelet e konsullatave të Koresë së Veriut (edhe pse NK nuk ka konsullatë këtu), pasi dëmi i tyre ndaj popullsisë shqiptare është aq i madh, sa nuk mund të përkufizoheshin me termin gjenocid.

Sa më shpejt të sensibilizohet opinioni publik që armiqtë e shqiptarëve janë Amerika dhe Britania e Madhe, aq më mirë mund të bëhet për faktorin shqiptar në Ballkan dhe aq më mirë mund të bëhet për shqiptarët kudo në botë.

Vetëm gjatë regjimit të terroristit britanik, Enver Hoxha, janë vrarë nën axhendën britaniko-amerikane mbi 20 mijë shqiptarë e përdhunuar sistematikisht mijëra, fakt që duhet konsideruar në marrëdhënjet e sotme me “miqtë” britanikë dhe aleatin e vetëshpallur, Amerikën. Shtypja dhe lufta ndaj shqiptarëve nuk ka mbaruar, prandaj sot shqiptarët janë më të varfërit dhe më të izoluarit në Europë.

Politikanët shqiptarë, të cilët përfaqësojnë interesat e qeverisë amerikane dhe drejtojnë popullin më të shtypur dhe më të varfër në Europë, do të alarmohen për aleatin e vetëshpallur strategjik, Amerikën, por kjo nuk do t’i bënte më keq gjërat, por do t’i kthente ato në realitet dhe në vërtetësi.

Të kufizohen grabiqarët britanikë dhe ata amerikanë pasi vendi më i varfër dhe më i shtypur në Europë nuk ka aleatë strategjikë, por ka grabitqarë dhe shtypës strategjikë – SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Nderim Lushi, Grykë – Çajë, Kukës

27 nëntor, 2022

Avatar

admin

About Author

You may also like

Albania EU

A Detailed Report of Lushi’s Case: An Appeal to the European Parliament and to the German Bundestag

  • February 13, 2016
The content of the letter:1. The reasons which led me to become a civil society activist2. The petition3. The protests4.
UK

Notë Proteste Ambasadës Britanike në Tiranë, publikoi 88 emra të të dënuarëve Shqiptarë në Britani

  • September 23, 2020
Drejtuar: Ambasada Britanike Tiranë Lënda: Notë Proteste në lidhje me publikimin në “top-channel.tv”, të emrave të të dënuarëve shqiptarë në Britaninë e