Zelensky dhe Putin po luftojnë qytetarët e vendeve të tyre
Çfarë do të bënte Zelensky dhe ata prapa tij, nëse donin të asgjësonin një opozitë të tërë në Ukrainë. Një vend që posedon tokën më të mirë në botë, por që qëllimisht është izoluar nga BE, SHBA dhe Rusia për t’i lënë të varfër. Normalisht në atë popullsi me 40 milionë banorë lindën opozitarizëm dhe njerëz që kërkojnë drejtësi.
Mënyra më e mirë për të asgjësuar rreth 100 mijë “qytetarë problematikë” nga tërë bota, ishte lufta në Siri. Përgjithësisht janë deklaruar të gjithë si të vrarë në Siri, por ngelen të gjallë zërat që akuzojnë qeveritë e vendeve të tyre si organizatore të asgjësimit të tyre brenda vendeve të origjinës.
Siç në Shqipëri akuzohet qeveria shqiptare dhe kryeministri i saj si nxitës të eksodit të “problematikëve” drejt Sirisë dhe akuza e paprovuar e vrasjes së “problematikëve” brenda territorit shqiptar. Nuk ishte rastësi djersitja dhe gulçimi i kryeministrit shqiptar i cili ndër të tjera do të shprehej në fjalimin e tij të betimit si kryeministër: “kasapi i lindjes së mesme, Basshar-Al Assad”.
Nëse bota krijoi Sirinë për të asgjësuar rreth 100 mijë qytetarë “problematikë”, Zelensky e krijoi “Sirinë” brenda në Ukrainë. Dhe unë bëjë pjesë sot tek ata njerëz që besojnë që shenjestër e luftës në Ukrainë janë mijra e mijra qytetarë ukrainas, të cilët vriten dhe pushkatohen nga ushtria e vet. Në fakt kështu kanë funksionuar të gjitha qeveritë pas rënjes së Perandorisë Otomane – vrasin në pabesi çdo qytetar të pabindur dhe të vlerësuar si problematik, por pa prishur strukturën e rreme të demokracisë.
A mund të themi sot që komediani Zelenksky dhe Presidenti Putin, thjesht po krijojnë kushtet për dy fushata:
1-Vrasja e problematikëve brenda territorit të Ukrainës.
2-Dhe ajo që ndodh herë pas here, grabitja e parave të qytetarëve Rusë përmes skemës së inflacionit dhe efekteve që sjellin sanksionet.
Në kushte të tilla, i bije që Zelensky dhe Presidenti Putin janë miq dhe se luajnë në të njëjtën skuadër.
Nderim Lushi