Qeveria Amerikane është armike e përbetuar e shqiptarëve

Share

Ka dallim mes popullit amerikan dhe qeverisë amerikane, prandaj duhet ndarë në çdo reagim populli nga qeveria e korruptuar amerikane.

Get tirana.social on google play:

S’ka dyshim që populli shqiptar ka pasur gjithmonë vetëm një armik, atë që nisi si Perandoria Britanike dhe që vazhdon sot e kondensuar si qeveria amerikane.

Sa i përket Kosovës, ekzistojnë të gjitha provat që ushtria serbe është drejtuar nga amerikanë dhe ka çuar përpara axhendën amerikane, prandaj çdo viktimë në Kosovë e shkaktuar nga mercenarët serbë është viktimë e shkaktuar nga vetë Amerika. Publikisht gjejmë një provë të pakundërshtueshme, Milan Panic, qytetari amerikan i cili ishte kryeministër dhe ministër mbrojtje në Ish Jugosllavi në vitet 1992-1993. Më e qartë nuk mund të jetë, Amerika drejtonte në vitin 1992 qeverinë jugosllave dhe më kryesorja, ushtrinë famëkeqe serbe, ushtri që në vitin 1999 do të masakronte mbi 10 mijë shqiptarë të kosovës dhe do të përdhunonte, nën direktivat amerikane, çdo femër shqiptare që do të filtrohej në doganat që mbanin mercenarët serbë.

https://nderimlushi.com/2022/02/15/viti-1992-nje-amerikan-si-kryeminister-i-serbise/

Shqiptarët nuk e urrejnë Amerikën, shqiptarët nuk janë në pozicion të urrejnë askënd, por është qeveria amerikane dhe axhenda e kësaj qeverie një armike shekullore e popullit shqiptar. Oficerët britanikë kanë drejtuar ushtrinë terroriste të Ahmet Zogut, po oficerë britanikë kanë shoqëruar xhelatin dhe terroristin perendimor, Enver Hoxha, dhe këto janë fakte që pranohen dhe në versionin zyrtar të shtetit shqiptar.

Provat janë publike në çdo shesh e në çdo vatër të Shqipërisë. Kjo varfëri dhe ky kaos nuk tregon që je aleate strategjike e SHBA-ve, siç e thërrasin spiunët e CIA-s skllavëruesen Amerikë, por je një i dënuar strategjik i qeverisë amerikane, je një popull që duhet të furnizosh BE-në me prostituta dhe punëtorë ndërtimi në të zezën, një kontratë e zakonshme për çdo popull të nënshtruar dhe të skllavëruar me barut.

Ashtu siç nuk ka dyshim që shqiptarët janë një popull imperial dhe me një të kaluar shumë të rëndësishme, si në këndvështrimin fetar, ashtu dhe në atë politik. Shqiptarët kanë drejtuar Ballkanin, kanë mbajtuar poste kyçe dhe të merituara në Perandorinë Osmane dhe janë shqiptarët që kanë drejtuar Egjiptin deri në vitin 1953, i cili, në gjykimin tim, ka qenë shteti i fundit në botë që mund të konsiderohej akoma i lirë. E gjithë lufta dhe urrejtja britaniko-amerikane merr kuptim, kur kupton rëndësinë e shqiptarëve dhe lartësinë nga ku ata janë rrëzuar.

Të quash Amerikën armike nuk është aspak e rrezikshme, kontrata amerikane me shqiptarët nuk ka si të bëhet më keq, vetëm se pastaj e gjithë përballja zhvillohet normalisht dhe siç duhet të zhvillohet, si një marrëdhënje normale e padrones me një popull të skllavëruar.

Kontrata amerikane me shqiptarët është publike dhe kjo e lexueshme në jetën e çdo shqiptari, e cila shkruan: femrat prostituta ndërsa burrat punëtorë ndërtimi pa dokumenta (në BE). Sigurisht që kjo kontratë është shkruajtur me fjalë dhe me një gjuhë që nuk lexohet lehtë, pasi ata shqiptarë që dinin ta lexonin, pra që nga 1912 – ta e deri më sot, thjesht janë vrarë nga mercenarët perendimorë që kanë drejtuar koloninë shqiptare dhe që vazhdojnë dhe sot.

Mos kini frikë, nuk ka se si të bëhet më keq!

Sa më herët të identifikojmë Amerikën dhe Britaninë si armike të përbetuar të shqiptarëve, aq më mirë mund të bëhet.

Kjo nuk e bën më keq Shqipërinë, por i hap rrugë kërkesës legjitime të popullit shqiptar në Ballkan: liberalizim të vizave turistike drejt Britanisë së Madhe, SHBA-ve, Kanadasë, si dhe të drejtën për të punuar në BE vetëm me pasaportë. Sigurisht që nuk mund të ketë pavarësi nga influenca amerikane, por duhet të kërkohet me të një kontratë më e ndershme, ky është dhe qëllimi i kërkesës së mësipërme.

Izolimit ekonomik të shqiptarëve dhe mbajtjes së Shqipërisë në gjendje korruptive duhet t’i jepet fund.

Nderim Lushi – 17 korrik, Tiranë, 2022

Leave a Reply