Sigurimi i Shtetit

Terroristët e PD-së të mos reklamojnë gomonet në Francë

Para pak ditësh m’u shfaq në facebook një postim i një deputeti të PD-së me logon “verified”, i cili denonconte një gomone në Francë të mbushur plot me dibranë që po bëheshin gati të kalonin detin për të kapur birgjet e Britanisë së Madhe.

Logoja në fb. “verified”, është një indikacion që je pjesë e shërbimeve sekrete amerikane në Shqipëri, tregon që jeta jote shërben si një kanal komunikimi, mes barbarizmit amerikan dhe publikut të skllavëruar shqiptar, mes terrorizmit britanik dhe shqiptarëve tashmë të skllavëruar nga Britania, se mbi 100 vite.

Hidrocentrali Skavica ndodhet pikërisht në Dibër, një projekt britaniko-amerikan që do të gjenerojë miliarda dollarë për elitën barbare britaniko-amerikane dhe i gjithë porjekti hasën vetëm një vështirësi: dëbimin e dibranëve të cilët pengojnë fizikisht këtë projekt. Dhe është kjo arsyeja që deputetë dibranë dhe terroristë të PD-së reklamojnë këtë ikje të dibranëve; është kjo aryeja që portali i spiunazhit dhe propagandës amerikane në Shqipëri, Jetaoshqef, shfaq live nisjet klandestine nga brigjet e francës drejt Britanisë.

Qeveria shqiptare tashmë publikisht përfaqëson interesat e dyshes barbare dhe antishqiptare, britaniko-amerikane, dhe nuk ka nevojë që mbështetjes së qeverisë shqiptare t’i shtohen dhe spiunët dhe terroristët dibranë që janë rreshtuar në Partinë e Sigurimit të Shtetit të vetëshpallur si Partia Demokratike e Shqipërisë.

Barbarizmi amerikan dhe terroristët britanikë e kanë shëndërruar shqiptarinë ndër popujt më të varfër në Europë, i kanë shëndërruar shqiptarët në skllevëritë më të lirë në Europë, prandaj terroristët e PD-s, dhe të partive të tjera antishqiptare (PS-PL), të heqin dorë nga ky reklamim i çmendur i ikjeve masive të shqiptarëve për në Britani.

Nuk ka dyshim që vendi më i fuqishëm në Botë, vendi më i survejuar në botë, Britania e Madhe, është vetë organizatore e ikjeve me gomone për në Britani. Personalisht e shikoj këtë organizim, si një terrorizim dhe barbarizëm të zakonshëm të qeverisë britanike, si një sulm të zakonshëm të qeverisë britanike ndaj shqiptarëve, prandaj deputetët, portalet dhe qeveritarët shqiptarë mos të asistojnë dhe mos të reklamojnë këtë sulm të organizuar që po u bëhet shqiptarëve.

Sido që të bëhet, rezistenca për “Skavicën” e për çdo resurs tjetër në Shqipëri do të bëhet deri në shqiptarin e fundit.

Nderim Lushi, Grykë-Çajë, Kukës

7 shator 2022

admin

About Author