Peticion

Test petition

Shpresë dhe Ndryshim – Kontrata e Re

Kontrata e Re është një organizim i lirë, i ligjshëm dhe i pavarur i të rinjve dhe të rejave shqiptare, të cilët besojnë në shpresë dhe ndryshim. Tridhjetë vite tranzicion në Shqipëri kanë zgjatur aq shumë, aq sa gjithçka është shëndërruar në system korruptiv dhe aspak në një tranzicion drejt një sistemi më të mirë. Prandaj sot ka lindur natyrshëm nevoja për të mbledhur rreth organizimit Kontrata e Re qindra dhe mijra të rinj e të reja nga Shqipëria, Kosova, Ballkani dhe nga e tërë bota.

Kontrata e Re nuk vjen si një alternativë qeverisëse dhe nuk është pjesë e luftës për pushtet, por vjen si një alternative e shqiptarëve të ndershëm, patriotë dhe të besës, për t’u ofruar atyre mundësinë për t’u bashkur me qëllim që zëri i tyre të jetë më i fortë dhe të dëgjohen tek autoritetet shqiptare dhe më gjer tek çdo autoritet dhe entitet në mbarë botën.

Kontrata e Re do të ngrejë zërin paqësisht, ligjërisht, dhe do të përfaqësojë kauzat dhe problemet e shqiptarëve përmes rrugës intelektuale, përmes protestave paqësore, përmes letrave dhe reagimeve të ndryshme, prandaj ju ftojmë që të bëheni pjesë e saj.

Bëhu pjesë e Kontrata e Re, për t’i dhënë shpresë, ndryshim dhe më shumë zhvillim realitetit shqiptar!

%%your signature%%



Faleminderit!
1 signatures

Share this with your friends: