Home » Kontrata e Re

Kontrata e Re

Kontrata e Re

(kontrata nr 1)

“Kontrata e Re” është një përpjekje e qytetarëve Shqiptarë, të cilët besojnë që vetëm duke ushtruar të drejtat e tyre kushtetuese dhe ato natyrale mund të ketë shpresë dhe ndryshim për shoqërinë tonë. Heshtja, indiferentizmi dhe nënshtrimi janë aleatë të regjimeve totalitare, kështu që “Kontrata e Re” lufton që Shqiptarët të reagojnë, të marrin pjesë në aktivitete publike, si dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë. “Kontrata e Re”, nuk është një parti politike, nuk është një lëvizje politike dhe nuk synon pushtetin. “Kontrata e Re” është një qëndrim i ri dhe i organizuar i qytetarëve Shqiptarë dhe një përpjekje e organizuar, e cila synon sensibilizimin e shoqërisë për t’i dhënë zgjidhje disa çështjeve më të rëndësishme të shoqërisë sonë. Më poshtë kemi rreshtuar disa pika për të cilat, të gjithë mbështetësit e Kontratës së Re, besojnë që mund të zgjidhen dhe mbajnë në vetëvete çelësin e çeljes së një ere të re për shqiptarët.

Në këtë kapitull janë rreshtuar vetëm disa pika të padetajuara, të cilat në vazhdim, pasi të jemi konsultuar në terren me mbështetës dhe profesionistë të ndryshëm, do të publikohen të detajuara. Ne besojmë që do të jenë reagimet, shkrimet, bojkotimet, peticionet, referendumet dhe deri tek tubimet, mënyrat përmes të cilave besojmë që do të mund të fitojmë kauzat tona. “Kontrata e Re” është e hapur ndaj çdo propozimi që vjen nga publiku.

Kjo listë është e hapur, dinamike dhe do të plotësohet dhe ndryshohet në funksion të mbështetjes dhe nevojave të publikut, prandaj mos hezitoni të bëheni pjesë dhe të jepni kontributin tuaj në këtë nismë.

Ndërtimet pa leje

Legalizimi në kohë rekord dhe pa pagesë i të gjitha ndërtimeve të cilat qeveria dhe sistemi politik aktual i klasifikon dhe i njeh si “ndërtime pa leje”.

Burimet e Hidrokarbureve në Shqipëri

Shtetëzimi i të gjitha burimeve të hidrokarbureve në Shqipëri. Dëbimi nga Shqipëria dhe pezullimi i çdo kontrate që vendi ynë ka me kompaninë Bankers Petroleum dhe të çdo kompanie tjetër të huaj që operon në fushën e hidrokarbureve.

Çështja e pronësisë ndaj tokës

Legalizimi falas i të gjitha pronave të tokës të cilat janë në proçes legalizimi.

Ish-pronarët e tokës bujqësore

Krijimi i një programi dëmshpërblimi për ish-pronarët, dëmshpërblim fizik dhe monetar.

Ish-të Përndjekurit Politikë

Ish të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre të bëhen pjesë e qeverisjes dhe pjesë e çdo institucioni publik, kjo përmes caktimit të kuotave, pavarësisht se cila forcë politike qeverisën. Anullimi i çdo forme pagese dhe dëmshpërblimi monetar ndaj ish të përndjekurve politikë dhe pasardhësve të tyre.

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit vetëm për themeluesit dhe liderat e partive të themeluara dhe aktive në vitet 1990-2000. Djegia e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Të shpallen të paligjshme dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Rroga universale dhe paga minimale

Propozojmë rrogë universale për çdo nënshtetas shqiptar, kjo në varësi të mundësive ekonomike që paraqet vendi. Mbështesim rrogën minimale në vlerën 500 euro në muaj, për të gjithë të punësuarit.

E drejta e mbajtjes së armëve të zjarrit

Mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të mbajtur armë zjarri. Gjithçka të rregullohet me ligj duke marrë si shembull ligjin për armët e zjarrit në SHBA.

Integrimi në Bashkimin Europian

Propozojmë pezullimin e proçesit të Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe rivlerësim dhe hetim të këtij proçesi. Rifillimi i proçesit të vendoset vetëm përmes një konsulte të gjerë me publikun, përmes një transparence të plotë të kushteve dhe të dokumentacionit, si dhe përmes një referendumi popullor. Referendumi të jetë I vlefshëm vetëm me një pjesëmarrje me mbi 90% të Shqiptarëve dhe një shumicë pro prej 85% të votuesve.

Institucionet Penitenciare dhe të dënuarit

Mbështesim mundësinë e amnistisë për të gjithë të dënuarit ekonomikë që vuajnë dënime me më pak se dhjetë vite heqje lirie, duke përjashtuar vetëm disa nene të cilat duhet të listohen pas një konsulte me publikun dhe me specialistë të fushës. Reduktim dënimi dhe rigjykim për të gjithë ata që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm. Amnisti për të gjithë të dënuarit politikë dhe ata fetar. Mbështesim zëvendësimin e vuajtjes së dënimeve në burg me dënime alternative, për vepra penale që parashikojnë burg me më pak se 10 vite heqje lirie.

Lojrat e fatit

Ndalimi me ligj i të gjithë aktiviteteve që operojnë në fushën e kumarit dhe lojrave të fatit. Pezullimi dhe ndalimi i lotarisë kombëtare.

Shënim: më sipër kemi listuar në mënyrë të padetajuar disa nga kauzat dhe çështjes të cilat janë përfshirë në Kontratën e Re. Lista do të zgjerohet çdo muaj, për t’u bërë e plotë dhe për të dhënë kështu kontributin në çdo qelizë të shoqërisë sonë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Kontratës së Re si anëtar ose si veprimtar. Ju mund të kontaktoni organizatorët dhe mund të themeloni aty ku banoni (në Shqipëri dhe emigracion) një grupim përfaqësues ose organizatë, ku si qëllim dhe objektiv të keni Kontratën e Re.

Kjo letër i ofrohet publikut me pagesë, si një mënyrë për të ndihmuar “Kontratën e Re” financiarisht. Ata që duan të japin më shumë mbështetje financiare, mund të blejnë këtë letër disa herë.

Ju faleminderit!

Anëtarësohu:

[ultimatemember form_id=”47″]

Të bashkuar mund t’ia dalim!

Mbështete Kontratën e Re me bitcoin:

  • Bitcoin
Scan to Donate Bitcoin to bitcoin:1K4Y8Ew9PA7zvHcXHjGuX62jTo6hLAD2X9

Donate Bitcoin to this address

Scan the QR code or copy the address below into your wallet to send some Bitcoin

Telefono