Home » Anëtarësohu

Anëtarësohu

Shpresë dhe Ndryshim – Kontrata e Re

Kontrata e Re është një organizim i lirë, i ligjshëm dhe i pavarur i të rinjve dhe të rejave shqiptare, të cilët besojnë në shpresë dhe ndryshim. Tridhjetë vite tranzicion në Shqipëri kanë zgjatur aq shumë, aq sa gjithçka është shëndërruar në system korruptiv dhe aspak në një tranzicion drejt një sistemi më të mirë. Prandaj sot ka lindur natyrshëm nevoja  për të mbledhur rreth organizimit Kontrata e Re qindra dhe mijra të rinj e të reja  nga Shqipëria, Kosova, Ballkani dhe  nga e tërë bota.

Kontrata e Re nuk vjen si një alternativë qeverisëse dhe nuk është pjesë e luftës për pushtet, por vjen si një alternative e shqiptarëve të ndershëm, patriotë  dhe të besës, për t’u ofruar atyre mundësinë për t’u bashkur me qëllim që  zëri i tyre të jetë më i fortë dhe të dëgjohen tek autoritetet shqiptare dhe më gjer tek çdo autoritet dhe entitet në mbarë botën.

Kontrata e Re do të ngrejë zërin paqësisht, ligjërisht, dhe do të përfaqësojë kauzat dhe problemet e shqiptarëve përmes rrugës intelektuale, përmes protestave paqësore, përmes letrave dhe reagimeve të ndryshme, prandaj ju ftojmë që të bëheni pjesë e saj.

Bëhu pjesë e Kontrata e Re, për t’i dhënë shpresë, ndryshim dhe më shumë zhvillim realitetit shqiptar!

[ultimatemember form_id=”47″]

Telefono