Milan Paniç: Amerikani që drejtoi ushtrinë dhe qeverinë serbe (1992)
Do të ishte biznesmeni amerikan, Milan Paniç, të cilit do t’i besohej posti i kryeministrit të Serbisë dhe Malit të zi, union që në atë kohë njihej si Republika Federale e Jugosllavisë.
Amerikani Milan Paniç do ta mbante postin e kryeministrit nga 14 korrik 1992 deri më 9 shkurt 1993. Kjo marrëveshje publike SHBA – RF Jugosllavi nuk do të ndalej vetëm në postin e kryeministrit, por kjo marrëveshje me mesazh ndërkombëtar do të mbështetej dhe me një post që kishte të bënte drejtpërdrejt me luftën, masakrat dhe gjenocidin e sapofilluar në Bosnjë, pra me postin e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës Federale të Jugosllavisë, kjo nga 14 korrik 1992 deri më 13 mars 1993.
Amerika dhe amerikani Milan Paniç jo vetëm që e kontrollonte Serbinë dhe Malin e Zi jo publikisht përmes marionetave dhe spiunëve, siç ishte bankieri Millosheviç, por dhe publikisht nga biznesmeni dhe qytetari amerikan i quajtur Milan Paniç.
Gjatë kohës që drejtonte qeverinë e RF të Jugosllavisë, Paniç është akuzuar dhe vetë akuzuar në media si tradhtar i Amerikës, kjo për shkak të rolit të tij si kryeministër i RF të Jugosllavisë, por askush nuk i ka drejtuar atij akuzën e drejtë dhe publike: okupator i jugosllavëve dhe guvernator amerikan në Republikën Federale të Jugosllavisë. Pra në mediat e kohës dhe sot ai akuzohet në mënyrë qesharake si tradhtar i Amerikës, një mënyrë qesharake dhe shumë naive për të fshehur duart e qeverisë amerikane, e cila në atë kohë kishte marrë publikisht frerët e vetë qeverisë dhe të ushtrisë serbo-malazeze.
Ndërsa vetë Millosheviç e mbështet publikisht tezën që Paniç ishte aty si përfaqësues i qeverisë amerikane, i cili u shpjegonte qytetarëve serbë dhe malazezë, se ka ardhur koha që të shfaqemi me një fytyrë më amerikane në botë, prandaj ai kishte propozuar amerikanin Milan Paniç në postin e kryeministrit. Pra, sipas Millosheviç, kjo nuk ishte aspak një rastësi, por pjesë e planeve dhe projekteve mes Millosheviç dhe qeverisë së SHBA-ve.
Në një popull Ballkanik të vrarë dhe të masakruar në këto 100 vitet e fundit, me një histori të falsifikuar dhe të shkruar nga okupatorët britanikë e ata amerikanë, Milan Paniç shfaqet si një provë e gjallë e duarve të padukshme të okupatorëve Amerikanë.
Milan Paniç mund të ketë shumë arsye të marrjes publikisht të drejtimit të qeverisë dhe të ushtrisë serbo-malazeze, por unë personalisht besoj, pos tjerash, që mesazhi i tij ishte më tepër ndërkombëtar; kishte të bënte drejtpërdrejt me konfliktin dhe masakrat në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat do të fillonin pikërisht me ardhjen e Paniç në krye të qeverisë dhe ushtrisë jugosllave, masakra që do të merrnin jetën e rreth gjysmë milioni myslimanë boshnjakë.
Republika Federale e Jugosllavisë ishte shumë e vogël dhe tepër e parëndësishme dhe pa ndonjë rol e pa ndonjë ambicie imperialiste që t’i futej aventurës dhe faturimit tek qytetarët serbë e malazezë të vrasjeve të rreth 500 mijë grave dhe fëmijëve boshnjakë, kroatë e më pas shqiptarë. Sado të çmendur dhe sado ekstremistë, asnjë serb nuk do të pranonte të listohej në ushtri e të masakronte gratë dhe fëmijët boshnjakë.
Në mungesë të miratimit të kësaj lufte nga qytetarët serbo-malazezë, dhe si një përpjekje për tu distancuar publikisht nga masakrat e planifikuara në Bosnjë, Paniç krijoi dhe financoi rreth 80 grupe paramilitare, të cilët në cilësinë e organizmave të papërgjegjshme dhe jashtë fuqisë kushtetuese të ligjeve jugosllave, do të kryenin masakër pas masakre në popullsinë myslimane në Bosnjë.
Një fshehje të tillë të përgjegjësisë e gjejmë gjatë luftës së dytë botërore, ku në atë që njihet si Holokausti, Adolf Hitler nuk dha kurrë urdhra me shkrim gjatë gjithë operacionit, aq sa sot nuk ka asnjë dokument të shkruar që e lidhën Hitlerin me kampet e përqendrimit. Njëlloj veproi dhe qeveria jugosllave e drejtuar nga amerikani Paniç; ai nuk angazhoi ushtrinë e rregullt jugosllave, por jo publikisht formoi 80 grupe me kriminelë dhe paramilitarë serbë, sponsorizoi dhe organizoi gjithçka tjetër që do të ndodhte në Bosnjë.
Paniç përçonte publikisht mesazhin që në pushtet në Serbi dhe Mal të Zi ishte vetë Amerika, me gjithë fuqinë dhe me gjithë armët e saj, prandaj, të gjithë ata që nuk i miratonin vrasjet dhe masakrat në Bosnjë, (kryesisht mesazh drejtuar ish territoreve të Perandorisë Osmane dhe vendeve myslimane) nëse ndërhynin, do të përballeshin me vetë Amerikën dhe jo me një republikë bananesh, siç ishte Serbia dhe Mali i Zi.
Masakrat në Bosnjë, kundër një popullsie myslimane me një të kaluar shumë të rëndësishme të Perandorisë Osmane, mund të bënin që konflikti të merrte përmasa që preknin gjithë territoret e Ish Perandorisë Osmane, e për rrjedhojë mund të preknin tërë botën. Kjo shpjegon, se pse masakrat e planifikuara në Bosnjë nuk mund të liheshin në duart e diletantëve, marionetave dhe spiunëve serbë, por publikisht gjithçka do të drejtohej nga vetë Amerika dhe amerikani, Paniç.
Masakrat në Bosnjë, në Kosovë dhe në Shqipërinë e vitit 1997, janë vepër e amerikanëve dhe serbët janë të përdorur për të paguar faturën morale, për të mbajtur barrën e përgjegjësisë, për të fshehur duart e qeverisë amerikane dhe se serbët nuk plotësojnë asnjë kriter për të qenë në pozicionin e organizimit të masakrave të tilla, dhe Milan Paniç ofron dhe provën publike se SHBA-të ishin dhe janë autorë, përgjegjës të vetëm, dhe prapa çdo lufte e prapa çdo masakre ballkanike.
Shqiptarët, myslimanët dhe ish territoret e Perandorisë Osmane në Ballkan janë nën sulm të vazhdueshëm nga aleanca Britania e Madhe – Amerikë, dhe ky agresion sigurisht që vazhdon me forma të tjera më tej dhe në territoret serbe e greke. Shqiptarët, myslimanët, të krishterët dhe në tërësi të gjithë ballkanasit duhet të njihen me këtë realitet, dhe se vetëm paqësisht, vetëm publikisht, vetëm përmes rrugëve intelektuale dhe vetëm përmes ideve mund të arrijmë që të kemi më shumë të drejta dhe më shumë liri nën influencën amerikane. Mbi të gjitha, duhet të punojmë dhe të bëhemi të vetëdijshëm, me qëllim që Amerika dhe Britania e Madhe të mos përsërisin dhe të mos organizojnë masakra të tjera në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e më tej kudo në Ballkan.
Nderim lushi